Sipas ministrisë së brendshme, ndalohen në kufi 185 shqiptarë të cilëve u refuzohet hyrja në hapësirën Shengen nga vetë autoritetet shqiptare
Tiranë, 20 prill 2015 – Mesatarisht 185 persona të nisur drejt një vendi të zonës Shengen ndalohen në kufi, pa dalë ng Shqipëria. Shifrën e jep Ministria e Brendshme, e cila për dhjetë ditët e fundit informon se në total janë ndaluar për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian 1 mijë e 850 persona.
Policia Kufitare ka nisur një operacion për ndalimin e të gjithë personave, të cilët mendohen se janë të mashtruar për marrje azili kryesisht në shtetin gjerman.
Pavarësisht thirrjeve të shpeshta të qeverisë dhe në veçanti të Ministrisë së Brendshme se nuk u jepet azil ekonomik asnjë personi nga Shqipëria në vendet e BE-së, shqiptarët gjithmonë e më shumë në shifra që progresojnë nga muaji në muaj po e kërkojë këtë azil sidomos në Gjermani, ku gjatë pritjes së përgjigjes marrin një shumë të caktuar monetare. Pavarësisht faktit se 1 në 100 raste e përfiton azilin në këto shtete, dëshira nuk po ndalet.
Forcat e policisë kufitare kanë marrë urdhra të rrepta për të ndaluar çdo kënd i cili nuk përmbush kriteret e lëvizjes. Portet shqiptare kanë qenë më së shumti qendra për lëvizje e shtetasve të cilët kanë dashur të largohen nga Shqipëria.
Lexo edhe:
Eksodi i ri. Ndalimi në kufi i shqiptarëve
Rreth 17 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në BE gjatë vitit 2014
Eksodi i kuksianëve drejt Europës
Kthehen në kufi 750 shqiptarë që donin të shkonin në zonën Shengen