in

Portali i Migracionit të BE-së. Çdo informacion për të punuar e studiuar në Europë

Prezantohet në Shkodër Portali i Migracionit të BE-së, në prani të studentëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të qeverisjes lokale

Tiranë 18 dhjetor 2011 – “Prezantimi i Portalit të Migracionit të BE-së – Si të gjejmë informacion rreth mundësive të punësimit dhe të studimit në Evropë”, ishte tema e takimit të organizuar dje në mjediset e zyrave të Qendrës së Informimit të Bashkimit Evropian në Shkodër. Përfaqësues nga Shoqëria Civile, qeverisja lokale, studentë e pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” etj, ndoqën referimet e përfaqësuesve së delegacionit të BE-se në Tiranë dhe në Shkodër, të cilët folën me detaje rreth këtij procesi.      

Ermir Hoti, shef  zyrës së Bashkimit Europian në rajonin verior me qendër në qytetin e Shkodrës, tha se “duke qenë se emigracioni tashmë është bërë një fenomen mbarëglobal, Komisioni Europian e ka parë me vend të hapë Portalin e Migracionit të BE-së, për informimin e personave që emigrojnë ose synojnë të studiojnë në 27 vendet që përfshinë Bashkimi Europian.” 

Hoti tha gjithashtu për ATSH-në se aktiviteti në Shkodër u organizua në kuadër të 18 dhjetorit, ditës ndërkombëtare të emigracionit. Sipas tij, të pranishmit në këtë takim patën mundësinë të ndjekin përmes videoprojektorit pjesë nga prezantimi i Portalit të Migracionit të BE-së, ku përfshihet mënyra se si të interesuarit mund të gjejnë informacion e duhur rreth mundësive të punësimit dhe të studimit në Europë. se “duke qenë se emigracioni tashmë është bërë një fenomen mbarëglobal, BE-ja e ka parë me vend të hapë këtë portal për informimin e personave që emigrojnë ose synojnë të studiojnë në 27 vendet që përfshinë Bashkimi Europian.” 

Duke iu referuar zyrës që ai drejton, Hoti tha se Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Shkodër po luan një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces përmes organizimit të aktiviteteve të shumta sensibilizuese, qoftë me struktura të ndryshme shtetërore dhe të shoqërisë civile, si dhe me komunitetin, i cili vazhdon të informohet rregullisht në lidhje me kërkesat zyrtare të BE-së në lidhje me lëvizjen në hapësirën Shengen.

Rriten kërkesat për të kaluar festat jashtë Shqipërisë

Tirana në pritje të festave