Ministri lajmëron: PostaCertificat@ do t’u shtrihet edhe të huajve”. Të njëjtën gjë kish thënë edhe një vit më parë në përgjigje të vërejtjes së bërë nga Ismail Ademi
Romë, 12 maj 2011 – Posta elektronike mund të jetë më e ngadaltë se ajo tradicionale. Po të mos e besoni pyesni emigrantët, që e presin prej më shumë se një vit një adresë e-mail të certifikuar nga shteti italian.
Postacertificat@, një nga arritjet më të mëdha që duhet të zhdukte radhët përpara sporteleve dhe letrat e kota në komunikimin mes qytetarëve dhe administratës publike, ka marrë jetë në prill të vitit të shkuar. Për të pasur falas një adresë mjafton të lidhesh me sitin www.postacertificata.gov.it, të shtypësh butonin “richiedila ora” dhe të fusësh të dhënat personale që kërkohen. Më pas shkohet në një zyrë postare për të përfunduar procedurën.
Deri tani e kanë bërë më shumë se një milion italianë, por asnjë emigrant. E megjithatë janë të huajt ata që më shumë se kushdo kanë të bëjnë me zyrat publike, dhe jo pse u pëlqen, por sepse për shkak të burokracisë u duhet të shkojnë shpesh në zyrat e Kuesturave, Gjendjeve Civile, Prefekturave. Ndaj edhe të huajt do të ishin shumë mirë për ta të kishin mundësi të mund t’u kërkonin këtyre zyrave dokumente dhe informacione me e-mail.
Pse atëherë asnjë i huaj nuk e ka bërë? Përgjigjen është e lehtë ta japësh nëse lexon pyetjet e përgjigjet që gjenden në të njëjtat faqe ku duhet të kërkohet kjo adresë poste elektronike: pyetjes së kush mund të kërkojë PostaCertificat@ i jepet përgjigjja: “të gjithë qytetarët italianë në moshë madhore edhe nëse janë rezidentë jashtë shtetit”. Pra emigrantët janë të përjashtuar, komunitarë e jokomunitarë.
Duket se do të ketë një risi shumë të bukur. Të hënën e shkuar ministri i Administratës Publike Renato Brunetta ka ndërhyrë në Forumin e Administratës Publike 2011 dhe duke biseduar me administratorin e Postave Italiane Massimo Sarmi, njoftoi: “Posta elektronike e certifikuara do t’u shtrihet edhe imigrantëve”.
Shumë mirë, i lumtë. E dyta herë që e thua. Por kur? Pyetje e ligjshme, sepse Brunetta kishte premtuar publikisht të njëjtën gjë edhe një vit më parë.
Në fund të prillit 2010, Ismail Ademi, i kishte shkruar një letër të hapur ministrit duke i vënë në dukje këtë përjashtim të jo italianëve. “Po 5 milionë emigrantët që punojnë, paguajnë taksat, hapin aktivitete private dhe japin ndihmën e tyre në rritjen e PBB-së që qeveria juaj duhet të administrojë, nuk i merrni fare parasysh? Si mund të flasë për meritokraci, integrim dhe respekt të rregullave, kur është vetë qeveria juaj që diskriminon?” pyeste i riu shqiptar asokohe.
Brunetta na çuditi të gjithëve me përgjigjen e tij të menjëhershme në sitin e ministrisë së tij: “Do të interesohem të modifikohet menjëherë kjo situatë”.
“Që ditët e ardhshme – tha një vit më parë ministri – do të paraqes në parlament një modifikim normativ që t’u japë mundësi të përfitojnë nga ky shërbim të gjithë ata që punojnë me ndershmëri, kontribuojnë për rritjen e këtij vendi. Për më tepër, në pritje të ndryshimit të ligjit, angazhohem që tani të gjej zgjidhjet e duhura në mënyrë që, prej ditëve të ardhshme, shtetasve të huaj rezidentë në Itali t-u jepet kjo adresë poste”.
Mbetet vetëm një gjë për të marrë vesh: ç’nënkupton Brunetta me “sa më parë” apo “ditët e ardhshme”.
Elvio Pasca