in

Pret me gërshërë rrobat e të shoqes që të mos dalë

I çmendur nga xhelozia keqtrajton e nëpërkëmb të shoqen dhe ia ndalon të dalë nga shtëpia

Romë, 18 shkurt 2011 – Policia e Forlisë ka arrestuar për keqtrajtime dhe dhunë ndaj të shoqes, një 35 vjeçar shqiptar.

Në këtë periudhë të fundit të bashkëjetesës së tyre, e shoqja është ndier vazhdimisht e nëpërkëmbur, për shkak të xhelozisë së tepruar të të shoqit. Për të ndjekur të shoqen kur dilte nga shtëpia, burri i linte celularin të ndezur në çantë apo nën ndenjësen e makinës, shpesh i shkonte dhe punë për ta kontrolluar dhe së fundi ka arritur deri aty sa t’i presë rrobat me gërshërë që kjo të mos dalë nga pragu i shtëpisë. Veç këtyre, xhelozia e ka shtyrë edhe të rrahë të shoqen, gjë që e ka shtyrë këtë të fundit të padisë të shoqin.

Pasi ka mbledhur të gjitha provat, prokurori Alessandro Mancini ka kërkuar dhe ka arritur të sigurojë mbajtjen në burg të 35-vjeçarit deri në gjykimin e tij.

Mungesa e domethënies së votës së shqiptarëve

Provim të shqipes në maj, maturantëve me dëftesë të huaj