Para pak ditёsh, mbi kёtё projekt, foli kryeministri Rama. Dje ministrja e Arsimit, Nikolla, tha se lёnda e re do tё futet nё mёnyrё eksperimentale qё vitin e ardhshёm shkollor
Tiranё, 12 prill 2016 – Një lëndë e re mësimore do të futet në 10 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme për vitin akademik 2016-2017. Ёshtё fjala pёr historinё e besimeve fetare, mbi nevojёn e tё cilёs foli pak ditё mё parё kryeministri Rama duke ndezur njё debat tё nxehtё.
Nuk ёshtё fjala pёr njё lёndё fetare siç ёshtё nё Itali ajo qё njihet si “mёsimdhёnie e fesё katolike”, por pёr krejt tjetёr gjё e tё dobishme pёr tё gjithё, pёr dhёnien e njohurive mbi historinё e besimeve fetare. Sepse siç e shpjegon mё sё miri Ardian Vehbiu nё shkrimin “Studim jo i fesё, por i historisё sё feve” nё revistёn kulturore online Peizazhe tё Fjalёs, “njohuritë për fetë, që nuk duhen ngatërruar me besimin fetar, janë bërë tashmë të domosdoshme për formimin qytetar europian (dhe jo vetëm); në rrethanat kur fetë e ndryshme ballafaqohen mes tyre, por edhe me ateizmin, agnosticizmin dhe misticizmin haptazi dhe fshehurazi”.
Edhe ministrja e Arsimit sqaroi dje qё lёnda e re do tё japё njohuri mbi historinё e besimeve tё ndryshme fetare e gjatё saj nuk do tё predikohet feja, dhe do të jepet nga mësues të trajnuar dhe jo nga klerikë.
Ajo shpjegoi gjithashtu se projekti do të diskutohet me akademikët dhe mësuesit, se lënda “Historia e besimeve fetare” do tё jetё pjesё e programit didaktik tё klasёs sё gjashtё dhe tё vitit tё parё tё shkollёs sё mesme, se fillimisht do tё eksperimentohet nё 5 shkolla nёntёvjeçare dhe 5 tё mesme. Siç e thotё edhe emri i lёndёs
Lexo edhe: Studim jo i fesё, por i historisё sё feve