Romë, 1 shkurt 2011 – Agjencia e lajmeve Ansa bën të ditur se komanda e përgjithshme e kapitanerive të porteve po forcon komandat vendore në Puglia, Reggio Calabria, Catania e Palermo për shkak të kushteve politike në disa vende të Afrikës Veriore dhe në Shqipëri.
“Nuk përjashtojmë shtimin e barkave me ngarkesat e tyre njerëzore, deklaroi kryeinspektori, admirali Marco Brusco, komandant i Kapitanerive të Porteve gjatë vizitës së tij në Genova.
Komanda po transferon njerëz dhe mjete nga zonat qendër veriore drejt 4 kapitanerive të porteve italiane jugore.