in

Psikologu: “Emigrantja është viktima e përkryer e persekutimit”

Sipas statistikave rreth 15% e persekutuesve janë të huaj me banim në Itali, pjesa dërrmuese burra. Nga një bisedë me Emila Markgjonaj, psikologe pranë IOM (Organizata Botërore e Migrimeve) dalin disa aspekte të përhapjes së këtij fenomeni mes emigrantëve.

Shpesh në media flitet për persekutues të huaj, jo rrallë bëhet fjalë për shqiptarë. Mendoni se është diçka që ka lidhje me kulturën e origjinës, më maskiliste, apo thjesht sepse mediat pasqyrojnë kryesisht këto raste.
Nëse do të bazoheshim në një analizë të termit  “stalking” si sindroma e një persekutuesi konstant, në bazë të kësaj analize zakonisht persekutori identifikohet me një mashkull ndërsa viktima me një femër. Gjithsesi nuk mund të përjashtohet edhe rasti i anasjelltë. Kjo analizë nuk lë hapësirë pra që të mund të flitet për të huaj që persekutojnë vendaset, në rastin tonë shqiptarë që persekutojnë gra italiane. Nëse mediat sjellin në pah një fenomen të tillë, mund të shpresohet që të dhënat e tyre të jenë të bazuara në të dhëna statistike të regjistrimit të fenomenit në fjalë dhe jo thjesht në kërkimin “e dëshpëruar” të rasteve që tërheqin më shumë publikun pa e vrarë mendjen shumë nëse kjo dëmton imazhin e një komuniteti të caktuar emigrantësh.

Në shumicën e rasteve të kronikave në media viktimat janë gra italiane, për të huajat flitet rrallë. Sipas jush gratë e huaja (në kuptimin – emigrante) padisin më pak burrat dhe pse?
stalkingSigurisht që sjellja, qëndrimi i persekutorit kanë një bazë të tyre në një lloj çrregullimi psikologjik. Qëllimi i “stalking” është frikësimi i viktimës, ndonjëherë ndëshkimi i saj për ta detyruar të pranojë që t’i afrohet diçkaje. Çrregullimi psikologjik ka të bëjë me një mënyrë patologjike të komunikimit, të mënyrës se si persekutuesi raportohet me botën e jashtme. Në mënyrë më pak të qartë fsheh edhe një lloj “sindrome të superfuqisë”, një njeri që ka në dorë t’i bëjë jetën të vështirë ose të pamundur një tjetri. Sipas kësaj analize, viktima “perfekte” do të ishte gruaja emigrante që në sytë e persekutorit paraqitet më e dobët, pikërisht më e izoluar, më e pambrojtur.
Gjithsesi kjo do të ishte një analizë psikologjike pak sterile. Ngelet, ashtu si dhe për pyetjen e parë, për t’u bërë një analizë e të dhënave statistike. Paditjet në polici mund të ishin një tregues domethënës. (ir.ca.)

Lexo edhe: Shqiptarë protagonistë të veprës penale stalking

Ç’është stalking dhe si të mbrohemi

Shqiptarë protagonistë të veprës penale stalking

Ç’është stalking dhe si të mbrohemi