in

Puglia i vjen në ndihmë Shkodrës

Krahina e Puglies është e gatshme të ndihmojë popullatën e Shkodrës të goditur rëndë nga përmbytjet e ditëve të fundit. Lajmi u dha nga kryetari i rrethit Nichi Vendola. “Me kërkesë të zëvendësministrit shqiptar të punëve të brendshme, u aktivizuam mënjëherë për koordinimin e operacioneve për dërgimin e ndihmave në mallra, automjete dhe njerëz”- ka deklaruar Fabiano Amati, këshilltari i krahines që mbulon Mbrojtjen Civile.

Ndërkohë është aktivizuar Mbrojtja Civile Kombëtare për të organizuar ndihmat e para, për të studiuar mënyrën e ndërhyrjes dhe për të koordinuar operacionet e mundshme. Duke u nisur nga pikëpamja logjistike, është menduar që Bridisi të jetë baza e nisjes së ndihmave. Po kontrollohen sasitë e mallrave, mjeteve dhe njerëzve që mund të çohen sa më shpejt në këtë fazë emergjence.

“Për sa të kemi mundësi – ka deklaruar Amati,- jemi të gatshëm të çojmë gjithçka që mund të jetë e nevojshme për të ndihmuar popullatën dhe për të lehtësuar vështirësitë e krijuara”. Nuk kanë kaluar shumë kohë nga ndërhyrja e fundit e Mbrojtjes Civile Italiane në Shqipëri. Në janar të këtij viti, kur përmbytjet prekën rëndë Velipojën, u aktivizuan dy helikopterë CH47 dhe një grup specialistësh italianë. Me një urë ajrore ata shpërndanë ujë të pijshëm, ilaçe dhe mallra të nevojës së parë në komunat që kishin mbetur tërësisht të izoluara.

Kur Nënë Tereza vinte në Tiranë/2

Mbërrijnë 35 tonë ndihma nga Italia