Ministria e Brendshme informon Kuesturat: janë automatikisht të vlefshme për 12 muaj të tjerë të gjitha dokumentet e qëndrimit personave që në tërmetet e majit në Emilia kanë humbur shtëpinë dhe/ose vendin e punës.
Lista e komunave të prekura nga tërmeti
Romë, 22 gusht 2012 – Është vështirë të mund të përtërish lejen e qëndrimit kur tërmeti të shkatërron shtëpinë apo të lë pa punë sepse hedh poshtë ndërmarrjen. Këtë gjë e mori parasysh qeveria që – me pëlqimin edhe të parlamentit – në brendësi të ligjit 122/2012 “Dispozita urgjente në favor të popullatës së goditur nga tërmetet e 20 dhe 29 majit 2012 në provincat e Bolonjës, Modenës, Ferrarës, Mantovës, Reggio Emilias dhe Rovigos Bologna, Modena, Frrara, Mantova, Reggio Emilia e Rovigo” ka parashikuar edhe një normë në favor të emigrantëve. Në nenin 8 paragrafi 15-bis parashikohet: “zgjaten për dymbëdhjetë muaj, dokumentet e qëndrimit që skadojnë brenda 31 dhjetorit 2012 të imigrantëve që nuk përmbushin kriteret e punës dhe/ose të rezidencës në këto territore për shkak të tërmetit”.
Dje ministria e Brendshme ka nxjerrë një qarkore për të informuar të gjitha kuesturat mbi këtë risi, të nënshkruar nga Rodolfo Ronconi, drejtor i përgjithshëm i departamentit të imigracionit. “Norma kalimtare – thuhet në qarkore – ka për qëllim t’u vijë në ndihmë atyre shtetasve të huaj titullarë të dokumenteve të qëndrimit që skadojnë brenda vitit që, rezidentë në komunat e prekura nga