Italia në pilula
Qeveria e drejtuar nga Silvio Berlusconi mbetet në fuqi, por nuk mund të konsiderohet e sigurt. Më 14 dhjetor, Senati dhe Dhoma e Deputetëve i përtërinë besimin, pa të cilin duhej të jepte dorëheqje, por në Dhomën e deputetëve e shpëtuan vetëm tre vota dhe një mazhorancë kaq e vogël rrezikon ecurinë e saj. Berlusconit i duhet të zgjerojë mazhorancën, duke bindur deputetë të opozitës të largohen nga partitë e tyre e të kalojnë nga anë e tij. Duket tashmë e shuar shpresa për të marrë në qeveri, krahas Popullit të Lirive dhe Legës, një parti të tërë nga opozita, Bashkimin e Qendrës (UdC). Në fakt, kjo e fundit lidhi aleancë me E ardhme dhe Liri për Italinë, grupim i udhëhequr nga Gianfranco Fini, ish aleat i Berlusconit që duke dalë nga mazhoranca, òoi qeverinë në krizë. Në radhët e opozitës është edhe Partia Demokratike dhe Italia e vlerave. Nga ekujlibri mes këtyre forcave do të varet e ardhmja e qeverisë dhe mundësia që ajo të mbetet në fuqi deri më 2013, kur përfundon mandati i saj.