Sipas parashikimeve, tre çmimet më të rëndësishme për filmin më të mirë, regjinë më të mirë dhe aktorin protagonist më të mirë, i shkojnë filmit bardhezi The Artist. Edhe për Hugo Cabret, pesë statuja, por të ashtuquajturat teknike
Romë, 27 shkurt 2012 – Filmi bardh e zi The Artist është ai që fiton më shumë çmime në ceremoninë e 84-të Oskar të zhvilluar këtë natë në Los Anxhelos. Fiton çmimin e parë si filmi më i mirë, dhe po ashtu për regjisorin dhe aktorin kryesor më të mirë. Francezi Jean Dujardin fiton çmimin Oskar si aktori më i mirë për rolin e një aktori të filmave pa zë, ndërsa Michel Hazanavicius nderohet si regjisori më i mirë. Veç këtyre The Artist fiton edhe çmimet për kostumet dhe kolonën zanore.
Merr 5 statuja të Oskarit edhe Hugo Cabret i Martin Scorsese-s që kishte plot 11 kandidatura. Fiton për fotografinë, efektet special, zërin montazhin e zërit dhe për skenografinë. E kjo e fundit meritë e çiftit italian Dante Ferretti dhe Francesca Lo Schiavo.
Meryl Streep fiton çmimin e tretë Oskar në karrierën e saj si aktorja më e mirë në rolin e ish kryeministres britanike Thatcher në filmin The Iron Lady.
Octavia Spencerpritet me ovacione si fituese e çmimit Oskar për rolin dytësor në filmin The Help. Ajo është një prej dy artisteve që u emëruan në këtë kategori, për një film që tregon historinë e shërbyesve afrikano-amerikane në jugun e Shteteve të Bashkuara të viteve 60.
Christopher Plummer hyn në historinë e çmimeve Oskar si aktori më i moshuar që nderohet ndonjëherë me këtë çmim. 82 vjeçari Plamer fiton për rolin dytësor në filmin Beginners.