Rama pritet në aeroport nga ministri i Jashtëm serb Daçiç
Nis takimi me kryeministrin serb Vuçiç
Çasti i himnit të flamurit
Rama nderon flamurin serb
Rama-Vuçiç, fotografia e takimit përmbledh më së miri marrëdhëniet e tensionuara Shqipëri-Serbi
Rama në konferencën e shtypit me Vuçiç: “Mbi Kosovën kemi qëndrime të ndryshme, por realiteti është një: Kosova është shtet i pavarur i njohur nga 108 vende të botës. Ajo duhet respektuar”.
Rama: “Duam që shqiptarët e Preshevës të gëzojnë vëmendjen e Beogradit”
Vuçiç: “Kosova është Serbi. Nuk lejoj asnjë të ulë Serbinë në mes të Serbisë”.
Rama: “Aleksandar, në Tiranë nuk do të provokohemi nëse ju do të shprehni atje të njëjtin mendim mbi Kosovën. Do të ndiejmë keqardhje për ju, pasi Kosovën e njohin shumica e vendeve të OKB-së”.
Vuçiç, dukshëm i irrituar, nuk i ka dhënë as dorën kryeministrit shqiptar në fund të konferencës së përbashkët për shtyp. Për ndonjë foto kujtim nga konferenca – ato të zakonshmet me duart shtrënguar e buzëqeshjen e shtypur në fytyrë – as që bëhet fjalë.