in

Reforma e shtetësisë. Italia jam edhe unë: Senati të vendosë sa më shpejt

“Shumë pika të dobëta, por mbetet përparësi ndryshimi i një ligji shumë të keq dhe të vjetëruar. Shumë keq që akoma nuk ka një datë të saktë për miratimin e ligjit”

Romë, 31 mars 2016 – Mbi reformën e shtetësisë mund të bëhet shumë më tepër. Por tani për tani e rëndësishme është të veprohet shpejt.

Ky është thelbi i mesazhit të përsëritur dje edhe në Senat nga nismëtarët e fushatës “Italia jam edhe unë” (mbi 200 mijë firma të mbledhura për dy propozime ligjesh popullore për ndryshimin e rregullave për njohjen e shtetësisë italiane dhe për dhënien e të drejtës së votës imigrantëve), gjatë seancës dëgjimore përpara zyrës së presidencës së Komisionit për Çështjet kushtetuese, diçka e kërkuar nga senatorët që po shqyrtojnë reformën e shtetësisë për bijtë e imigrantëve.

Në emër të “Italia jam edhe unë” foli Neva Besker, e Rrjetit G2 që nënvizoi “pikat kritike dhe mangësitë” e shumta të tekstit të miratuar në Dhomën e Deputetëve. Për shembull, shpjegohet në një komunikatë, mbi temën e natyralizimit (që as nuk preket fare nga reforma), mbi masat për shmangjen e vetëgjykimit (discrezionalità) të administratës publike në vlerësimin e çdo kërkese shtetësie, mbi futjen e klauzolës së mbajtjes së kartës së qëndrimit, nga njëri prej prindërve, dokument që lëshohet me përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me të ardhurat dhe përmasat e banesës, mbi normativën që ka të bëjë me të miturit që mbërrijnë që në moshë të vogël në Itali.

E megjithatë, Besker theksoi se interes përparësor i organizatave që bëjnë pjesë në fushatën “Italia jam edhe unë” është kapërcimi i ligjit aktual shumë i keq dhe anakronist me një ligj të ri që duhet miratuar sa më shpejt. Do të ishte një sinjal i rëndësishëm për atë milion të rinjsh me origjinë të huaj që ndihen plotësisht italianë, por që për ligjin nuk janë të tillë.

Në përfundimet e saj, fatkeqësisht presidentja e Komisionit, senatorja Finocchiaro, nuk siguroi asgjë mbi kohëzgjatjen e diskutimit. Përkundrazi u foli për një sërë masash që kanë përparësi, kështu që, tani për tani, nuk është e mundur të jepet një datë e saktë diskutimi dhe miratimi për reformën.

“Italia jam edhe unë” konsideron të rëndëshqyrtimi i reformës as nuk është vënë në kalendar, gjë që dëshmon indiferencë ndaj vullnetit për integrim të brezave të rinj të italianëve me shtetësi tjetër. Ndaj, “Italia jam edhe unë” kërkon që të gjithë të bëjnë ç’është në dorëë të tyre për të futur në rend të ditës brenda një kohe të shpejtë dhe të sigurtë shqyrtimin e reformës në Senat.

 

 

 

 

 

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar italian dhe regjistrimi në të

I colori d’Arbëria di Senise risplendono a Roma