in

Refugjatët. Centinaio (Lega): “Duan të na vrasin, t’i shporrim të gjithë!”

“Ne i përkëdhelim e ata duan të na hedhin në erë”. Kryetari i grupit të Legës në Senat pas arrestimit të një dyshuari për terrorizëm në Campobasso

Romë, 10 mars 2016 – Forcat e rendit ndaluan dje një 22 vjeçar nga Somalia që rrinte në një qendër pritjeje në Campomarino të provincës së Campobasso-s. Akuzohet për “nxitje për kryerjen e krimeve me qëllim terrorizmi”.

Sipas prokurorit të përgjithshëm të Campobasso-s, i riu, të cilit i ishte mohuar statusi i refugjatit, himnizonte Xhihadin, shihte në internet filmime të ISIS-it dhe bënte propagandë intensive për për të bërë për vete sa më shumë mes të pranishmëve të qendrës. Por ajo që çoi në ndalimin e tij ishte “një konfirmim i saktë teknik rreth hipotezës se po përgatiste një atentat në Romë”, në stacionin e trenit Termini.

Me pak fjalë, një ndër 107 mijë refugjatët që ka pritur Italia është një terrorist i mundshëm. Për kryetarin e grupit të Legës së Veriut në Senat Gian Marco Centinaio, mjafton kaq për të përzënë 106.999 të tjerët.

“Duan të na vrasin, – deklaron Centinaio – vijnë këtu, i mbajmë me bukë, i përkëdhelim dhe ata duan vetëm të na hedhin në erë! Mjaft, duhet t’i shporrim të gjithë e me ta edhe këtë qeveri të papërgjegjshmish dhe frikacakëshqë zgjodhi t’i dorëzohet pushtimit dhe të vërë të gjithë në rrezik”.

“Nuk dimë as sa terroristë ka në Itali” shton legisti, duke bërë një deduktim të çuditshëm. “Kur një imam 22-vjeçar mysafir në një qendër pritjeje, u arrestua sepse donte të godiste Termini-n, kjo do të thotë që është e mundur që ndoshta strehojmë me mijëra. Mjaft me buonizmin për interes të PD-së, me imigracionalizmin, me biznesin e pritjes që pasuron ata që dimë në kurriz të sigurisë së qytetarëve”.

 

 

 

Shtetësia italiane. Si kontrollohet në ç’pikë është praktika

Edukimi seksual për imigrantët, ndokujt i ngjall frikë