in

Renzi: “Do të ndryshojmë ligjin Bossi-Fini, e garantoj”

Sekretari i PS-së: Lampedusa është zemra e Evropës, vend vuajtjeje, por edhe mundësish”. Kryetarja e Komunës Nicolini: “Shpëtojmë refugjatët në det e pastaj nuk jemi të aftë t’u ofrojmë një mikpritje të denjë”

Romë, 23 dhjetor 2013 – “Do të ndryshojmë ligjin Bossi-Fini, për këtë ju garantoj”. Është angazhimi i ripohuar edhe mbrëmë nga sakretari i ri i PD-së Matteo Renzi, i ftuar në emisinin “Che tempo che fa”.

I intervistuar nga Fabio Fazio, Renzi foli mes të tjerash edhe për vizitën e tij të fundit në Lampedusa. “Nëse Evropa është komunitet – ka shpjeguar – atëherë Lampedusa nuk është një ishull i vogël pranë Tunizisë, Lampedusa është zemra e Evropës që imagjinojmë”.

“Lampedusa – shtoi – nuk është vetëm emergjencë, por bukuria e atyre banorëve, që kanë pritur njerëzit, që i kanë marrë në shtëpi të tyre, që kanë mbledhur kufomat dhe që sidoqoftë kanë një ishull të mrekullueshëm e që janë madhështorë për cilësinë e marrëdhënieve njerëzore”.

“Janë vende vuajtjesh – ka shpjeguar sekretari i PD-së – por edhe vende mundësish”.

E ftuar në emisionin e Fazios ishte edhe Giusi Nicolini, kryetare e komunës së Lampedusës. Gjëja e parë që duhet bërë? “Të ndryshohet ligji Bossi-Fini, ligj i gabuar që favorizon hyrjen ilegale sepse e bën thuajse të pamundur hyrjen e ligjshme në Itali e nuk bën asnjë dallim mes refugjatëve dhe imigracionit ekonomik”.

Nicolini ka nënvizuar që Italia duhet të jetë krenare për jetët e shpëtuara, por në mikpritje nevojitet një ndryshim rrënjësor. “Shpëtojmë këta persona nga deti por pastaj i konsiderojmë problem e i kthejmë në një problem akoma më të madh. nuk jemi në gjendje të mendojmë për ta një mikpritje njerëzore, dinjitoze, në mbarë territorin tonë”.

AssoAlbania: “Serve rete di imprese e sostegno dalla politica”

Paditet për abuzime financiare Rezart Taçi