Nuk tregon ku i ka gjetur ato çeqe të lëshuara dhjetë vjet më parë nga shteti Amerikan në ndihmë të Bosnje-Hercegovinës
Romë, 21 dhjetor 2011 – Njëqind çeqe nga 2.000 euro secili. Është ajo që i gjetën në xhep një shqiptari 53 vjeç në stacionin e Riminit gjatë një kontrolli të rastësishëm. Çeqet ishin të lëshuara nga Security Pacific National Bank e Los Angeles-it në vitin 1990. Nga disa verifikime doli në dritë se çeqet ishin qeverisë amerikane të asaj kohe për t’iu dhënë si ndihmë humanitare popullsisë së Bosnje-Hercegovinës. 53-vjeçari nuk diti si shpjegonte pse mbante ato çeqe me vete, për këtë arsye u padit për mbajtje malli të vjedhur.