in

Rinas: Mbeten në tokë 190 pasagjerë të Alitalia-s

Vetëm dje dhe sot, për defekte teknike të avionëve nuk janë nisur apo po nisen me shumë vonesë, qindra udhëtarë që të linjave ajrore që lidhin Shqipërinë me Italinë

Tiranë 25 gusht 2010 – Rreth 190 pasagjerë që duhet të udhëtonin dje me linjën ajrore Tiranë-Romë të kompanisë Alitalia në orën 12.15 për shkak të një defekti në avion mbetën në Rinas. Nga këta 160 u nisën në mbrëmje, në orën 19.30, ndërsa 30 të tjerë do të nisen sot në mëngjes. Lajmin e bëri të ditur për ATSH-në, drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil Shqiptar, Ervin Mazniku.

Sipas tij, avioni i linjës Tiranë-Romë me numër fluturimi AZ 585 i tipit Airbus 321 që duhet të fluturonte drejt Romës në 12.15 me 190 pasagjerë në bord, konstatoi një problem në sistemin e kondicionimit të avionit.
Mazniku theksoi se piloti duke respektuar standardet e operimit, i zbriti pasagjerët duke anuluar kështu edhe  fluturimin. “Bëhet fjalë për një defekt teknik në avionin AZ 585, i cili është konstatuar para ngritjes së tij”, tha ai.

Në pritje të udhëtimit të ri me AZ 9801, deri në mbrëmje “pasagjerët janë akomoduar në ambientet e aeroportit të Rinasit”, deklaroi Mazniku.

Sipas tij, “janë 30 pasagjerë që kishin planifikuar të udhëtonin dje, dhe që shtynë fluturimin e tyre për sot në mëngjes, pasi për shkak të vonesës së këtij fluturimi, kanë humbur oraret e tjera të fluturimit drejt destinacioneve të përcaktuara nga Roma”.

Një tjetër vonesë është vërejtur në aeroportin e Rinasit sot në mëngjes, kur për shkak të një tjetër defekti, po vonohet nisja e pasagjerëve të linjës Tiranë-Milano me numër fluturimi FS 08920, të kompanisë ItAli (Star Airways). Duhet të niseshin në orën 7.00 të mëngjesit e të mbërrinin në Milano Malpensa në orën 8.55, por ende (11.00) nuk janë nisur nga Rinasi. Nga aeroporti i Milanos shprehen për Shqiptariiitalisë.com që mbërritja e këtij avioni në Malpensa parashikohet për në orën 13.00.

Ke pasur përvojë të hidhur me linjat ajrore? Rrëfeje në “Shqiptari i Italisë”

“Shqipëria vend shenjtorësh”, risia e Bibliotekës kombëtare

Peripecitë e një udhëtimi me traget