in

Romë. Sekuestrohen 50 kg marihuanë, arrestohen dy persona

Droga u gjet në një makinë e në një banesë e mendohet të jetë sjellë nga Shqipëria. Të arrestuarit janë një shqiptar e një maroken

Romë, 2 shtator 2015 – Policia e Anzio Nettuno ka zbuluar shitjen e një sasie të konsiderueshme droge mes një shqiptari 27 vjeç dhe një marokeni 29. Dy burrat kishin lënë takim në një zonë rezidenciale të Anzios mes vilave në afërsi të detit ku po shkëmbenin 32 kg marihuanë.

Pasi kaluan drogën nga një makinë në tjetrën, kur kuptuan që po i ndiqte policia, marokeni bëri rezistencë duke plagosur edhe dy prej policëve para se të dorëzohej, ndërkohë shqiptari u mundua të largohej nga vendngjarja. I ndjekur ngaa forcat e rendit, shqiptari u arrestua në një vilë të vogël në Fiano Romano. Veç arrestimit të 27-vjeçarit, policia kontrolloi shtëpinë ku gjeti akoma veç një sasie të madhe marihuane, bashkë me atë të sekuestruar në makinë u arrit në gjysmë kuintali,  edhe 30 gr kokainë.

“Marihuana ishte e ndarë në dhjetëra pako plastike. Prejardhja e drogës nga Ballkani, përmes detit nga Shqipëria, lkuptohet nga shenjat e shumta të vajit në të cilin ishin futur pakot e mbyllura hermetikisht – thuhet në komunikatën për shtyp të policisë – Është kjo një nga metodat më të përdorura nga kontrabandierët shqiptarë për të mos u zbuluar gjatë kontrolleve në doganë. Sasia e madhe e sekuestruar – vazhdon komunikata – lë të nënkuptohet përfshirja e një organizate kriminale e nivelit ndërkombëtar”. 

La madre di tutte le battaglie

Kombëtarja betohet mbi flamurin kuqezi para qindra tifozëve