in

Romë. Sekuestrohet një ton marijuanë, arrestohen dy persona

Karabinierët e Romës kanë arrestuar 23-vjeçarin shqiptar F.B. dhe një 59-vjeçar vendas për mbajtje e shpërndarje në lëndëve narkotike. Në një garazh iu sekuestruan 940 kg marijuanë, me vlerë prej rreth një milion eurosh.

Romë, 29 gusht 2012 – Karabinierët e Romës kanë sekuestruar rreth një tonelatë marijuanë me një vlerë prej rreth një milion euro. Kanë arrestuar në flagrancë dhe kanë mbyllur në burgun Regina Coeli të Kryeqytetit dy persona, një të ri shqiptar (F.B. 23 vjeç) që nuk kish pasur më parë probleme me drejtësinë dhe një vendas 59 vjeç me precedentë penalë.

Arrestimet janë bërë gjatë natës pas hetimesh e ndjekjesh nga karabinierët të bazuara në informacione konfidenciale sipas të cilave nga një garazh në zonën pranë rrugës Palmiro Togliatti të kontrolluar nga dy personat dilte “një erë e fortë dhe e veçantë barishtesh”.

Karabinierët kanë verifikuar që era e veçantë ishte ajo tipike e marijuanës, dhe kanë mundur të dallojnë brenda garazhit një sërë thasësh të zinj. Vendosin të ndërhyjnë e zbulojnë 75 thasë të mëdhenj plehrash të mbushur me 940 kg mmarijuanë, të ndarë në pako prej një apo dy kilogramësh, gati për shitje. Droga e sekuestruar po të hidhej në tregun kryeqytetas do të siguronte një fitim prej rreth 1 milion eurosh.

Më pas, gjatë kontrollimit të shtëpisë së shqiptarit karabinierët kanë gjetur 2 peshore dhe 63.400 euro.

Amnesty: Gjatë e pas luftës në Kosovë janë zhdukur 3.600 vetë

Saamiya, l’olimpionica morta sul barcone, era incinta