in

Thernin dele në oborr të shtëpisë. Paditen dy shqiptarë në Rovigo

Rrezikojnë deri në 9 mijë euro gjobë

Romë, 2 maj 2016 – Një lajm i pazakontë zuri në fundjavë faqet e kronikës lokale. Një familje shqiptare në Arquà Polesine të provincës së Rovigos, për të festuar Pashkët ortodokse, kishte vendosur që mishin e deles të mos e blente “të gatshëm”, të therur, tek një dyqan mishi apo supermerkatë. Ndoshta, për të pasur sigurinë e freskisë, kanë vendosur që delen ta blenin të gjallë e ta thernin vetë në shtëpi. E kanë lidhur kokë poshtë në një pemë të oborrit dhe e kanë therur, gjë që mesa duket ka tronditur komshinjtë që kur kanë dëgjuar blegërimat – “që të këpusnin shpirtin”, fjalët  gazetave italiane – kanë thirrur karabinierët. Këta kanë gjetur një dele të therur akoma të varur në pemë “për të cilën nuk mund të bëhej më asgjë”, dhe një tjetër pa ndërhyrjen e forcave të rendit do të kish pasur të njëjtin fat si shoqja e saj.

Shqiptarët, që mesa duket nuk e dinin se në Itali është e ndaluar të theren kafshët në oborr, por në kushte e ambiente të caktuara e sidoqoftë pasi u kërkohet leje autoriteteve, tani duhet të përgjigjen për shkelje të normave higjienike-sanitare të therjes së kafshëve e rrezikojnë deri në 9 mijë euro gjobë.

Mediat bëjnë të ditur se veç dy shqiptarëve që po thernin delet, është paditur edhe italiani që ua ka shitur ato.

 

Alfano sërish në Tiranë për çështjen e migrantëve

“O sa mirë me qenë shqiptar”, slogani mbi autobusin e kuqezinjve në Francë