in

Rreh të shoqen e djalin pakmuajsh, arrestohet

32-vjeçari shqiptar në Pistoia duhet të përgjigjet për keqtrajtim të familjarëve

Romë, 3 tetor 2016 – Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët e Monsummano Terme të Pistoias për keqtrajtime në familje e lëndime personale të denoncuara nga vetë viktima, e shoqja, gjatë muajit gusht. Në të vërtetë, fletë-arresti e gjeti 32vjeçatin në burgun e Pratos ku gjendet në regjim gjysmëlirie për të tjera akuza që kanë të bëjnë me një tjetër çështje gjyqësore.

Sipas agjencisë së lajmeve adnkronos, tani akuzohet një seri episodesh dhune ngaj të shoqes 32 vjeç, të birit 6-muajsh dhe një kunati akoma të mitur, episode që kanë ndodhur nga viti 2014 deri në vitin 2016. Për të fundit, të gushtit 2016, gruaja dhe foshnja i janë besuar ekipit mjekësor të Ndihmës së Shpejtë të spitalit të Pescia-s për mavijosje e lëndime personale të shkaktuara nga dhuna.

Pas padisë, viktimat janë vendosur në një banesë të mbrojtur në Toscana.

 

Shqipëria mbresëlënëse në një video në Lonely Planet

3 tetor, Dita e viktimave të imigracionit. “Kanale të ligjshme ardhjeje kundër tragjedive”