in

Sa na kushton udhëtimi për të bërë pushimet në atdhe

Të shkosh në Tiranë kushton deri tre herë më shumë se të shkosh në Paris

Romë, 20 prill 2016 – Shumica e emigrantëve shqiptarë shkojnë në atdhe gjatë gushtit, kryesisht në dy javët në mes të muajit, kur Italia thuajse shkon e gjitha me pushime. Për fluturimet është edhe periudha me çmimet më të larta, e ashtuquajtura “alta stagione”. Sa do t’u kushtonte bileta e udhëtimit, po ta prisnin sot, një familjeje me vetëm 3 pjesëtarë: dy prindërit e një fëmijë i mitur? Qoftë me Alitalia-n, qoftë me Blue Panorama, shpenzimi është i lartë e kur mendon se bëhet fjalë vetëm për udhëtimin e se shumës i duhen shtuar edhe paratë për të bërë ca ditë në plazh (e në atë periudhë edhe aty çmimet janë goxha të kripura), janë jo pak ata që bëjnë një zgjedhje më ekonomike, të mos shkojnë në atdhe, por të kalojnë pushimet gjetkë. Në Itali, apo edhe ca ditë në ndonjë vend tjetër evropian ku për udhëtimin, mund të gjesh bileta më të leverdishme se të shkosh në Tiranë.

Por konkretisht sa kushton sot vajtje-ardhje Milano-Tiranë apo Romë-Tiranë për familjen për periudhën 7-21 gusht? Kush udhëton me Alitalia e niset nga Malpensa duhet të nxjerrë nga xhepi 760,80 €, kush niset nga Fiumicino, diçka më pak, 643,03 €.

E me Blue Panorama? Akoma më keq: nga Malpensa në Tiranë, familja duhet të nxjerrë nga xhepi 938,80 €, ndërsa nga Roma diçka më shumë, 943,04. E kini parasysh që valixhet që doni të fusni në stivë, duhet paguar diçka më shumë. Po cila kompani konsiderohet low cost, Alitalia apo Blue Panorama?

Blue Panorama:

Sa për të dhënë një ide sa të shtrenjta janë çmimet e biletave drejt Shqipërisë, a e dini sa i kushton të njëjtës familje të shkojë e të vijë nga Parisi, për shembull? Me Ryanair, nga Milano vetëm 282,78 €, nga Roma 383,76 €.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Il leghista Buonanno condannato per la frase “Rom, feccia della società”

Tragjedia mes Italisë dhe Libisë, të mbijetuarit: “Qindra të mbytur”