in

Sanatoria. As 700 kërkesa për punonjës të varur

Në tri ditët e para vetëm 7.448, thuajse që të gjitha për punë shtëpiake. Akoma të shumta pikëpyetjet mbi dëshminë e pranisë në Itali

Romë, 18 shtator 2012 – Ka nisur shumë ngadalë .- ashtu siç pritej – sanatoria e punonjësve të huaj. Për me tepër, pjesa dërrmuese e kërkesave të paraqitura  janë për legalizim të bashkëpunëtorëve familjarë (colf, badanti e babysitter). Thuajse nuk ekzistojnë deri tani kërkesat nga ndërmarrjet.

Në tabelat përmbledhëse të ministrisë së Brendshme deri në orën 18.00 të 17 shtatorit, janë paraqitur gjithsej 7.448 kërkesa, ndërkohë që 4.500 të parat vetëm gjatë ditës së parë. Pra paraqitja e kërkesave është frenuar disi këto ditët në vijim, edhe pse nga e hëna ishin të hapura të gjitha sportelet të rrjetit që ndihmon punëdhënësit.

Ajo që vazhdon të vërehet, njësoj si ditën e parë, është që kërkesat vijnë kryesisht nga familet për bashkëpunëtorë shtëpiakë: janë 6.758 kërkesa të paraqitura për ta kundrejt 690 kërkesave të paraqitura nga ndërmarrjet për punonjësit e varur. Edhe kjo ka arsyet e veta: kërkesa për bashkëpunëtorët familjarë është më e thjeshta e më pak e kushtueshme, ndaj mes tyre do të ketë shumë nga ato që janë për të ndihmuar familjarë e miq, por kjo nuk mjafton për të shpjeguar këtë çekuilibër në kërkesa. Arsyeja kryesore është një tjetër. Përpara se t’i hyjnë një rrugë të gjatë e të kushtueshme në para (njëmijë euro plus taksa e kontribute të gjashtë muajve) ndërmarrjet janë ende në pritje të sqarimeve të mëtejshme të ministrive mbi pikat e errëta që rëndojnë mbi sanatoren. Natyrisht do të jenë të paktë ata që do të harxhojnë shifra të larta e të paraqesin kërkesë para se të jenë të sigurt që kërkesa është e pranueshme. Pika më problematike e sanatores mbetet dokumenti i pranizë në Itali nga 31  dhjetori i shkuar. “Dokumentacion i lëshuar nga një organizëm publik” mbetet një frazë shumë e vagullt e pa pasur sqarime të mëtejshme në këtë pikë, vështirë që sanatoria të ketë shifra të larta.

E.Pasca

Të gjitha tabelat e ministrisë së Brendshme të përditësuara në orën 18.00 të 17 shtatorit 2012

Lo spot della sanatoria. “Non siate sordi ai diritti di chi lavora”

Durrës. Sekuestrohet një ton marijuanë që do të sillej në Itali