in

Sanatoria “Dyer të mbyllura për të huajt me punë të pavarur apo atipike”

Usb Migranti: “Kush nuk ka një kontratë pune të varur duhet të ndihet fajtor për statusin e tij. Nevojitet më shumë informim për të shmangur mashtrimet”

Romë, 4 shtator 2012 – Kufizimet e përcaktuar nga Qeveria për santoren praktikisht “u kanë mbyllur dyert mijëra punonjësve të huaj me kontrata të përkohshme”, si edhe “punonjësve të pavarur si shitësit ambulantë”.

Këtë fakt denoncon Unione Sindacale di Base Migranti, që bashkë me shoqatat e migrantëve, lëvizjet antiraciste dhe për të drejtën e strehimit, ka nisur një “fushatë të gjerë sensibilizimi dhe informimi në territor” drejtuar të gjithë të huajve, familjeve, pensionistëve, të punësuarve të përkohshëm dhe të papunëve.

“Të gjithë personat pa kontratë pune të varur – shpjegojnë – duhet të ndihen ‘fajtorë’ për statusin e tyre”. “Dhe kjo në një periudhë krize ekonomike e sociale me rreth 3 milionë të papunë ndërkohë që punësimet e reja (shumë të pakta në të vërtetë) bëhen në shumicën e rasteve me kontrata atipike e të përkohshme: janë të tilla tetë në çdo 10 punësime të reja. Me pak fjalë, bëhet një lloj diskriminimi ndëshkimi ndaj qytetarëve migrantë”.

Për sot pasdite (4 shtator) USB ka organizuar në Torino një takim publik mbi sanatoren, nisma të tjera do të bëhen edhe në Vicenza, Napoli, Bologna, Roma, Reggio Calabria, Pisa, Bergamo, Milano, Bari, Lecce, Salerno e në shumë qytete të tjera.

“Nisim këtë fushatë – shpjegon Soumahoro Aboubakar, Përgjegjës kombëtar për imigracionin USB – me qëllim që të shmangim përsëritjen e mashtrimeve kolosale që pësuan imigrantët me sanatoren e vitit 2009, edhe ajo e paguar shtrenjtë nga të huajt me mohime kërkesah, mashtrime dhe dredhi”.

 

Terni Arrestohet 45-vjeçari që rreh vajzën në rrugë

Greqia shqiptarëve: jo Selanik, por Thessaloniki