in

Sanatoria: Leje për pritje punësimi edhe nëse punëdhënësi nuk paraqitet

I paligjshëm arkivimi i procedimit të legalizimit për bashkëpunëtorët familjarë në rastin kur punëdhënësit nuk paraqiten

Romë, 22 dhjetor 2010 – Gjykata Administrative e Krahinës së Lombardisë, me vendim nr. 7528 të depozituar më 13 dhjetor 2010, ka pranuar ankesën nëprëmjet arkivimit të kërkesës për kërkesën e legalizimit ish D.L. n. 78/2009 nga ana e Sportelit Unik të Imigracionit U.T.G. të Lecco-s, i motivuar në bazë të mungesës së palëve në thirrjen e Prefekturës për përfundimin e procedurës.

Në rastin konkret nuk ishte paraqitur punëdhënësi. Gjykata Administrative e Krahinës pohon se kur janë të pranishëm të gjithë elementët e parashikuar nga D.L. n.78/2009, “sanatoria nuk mund të lihet në vullnetin e punëdhënësit i cili mund të mos ketë më interes të çojë deri në fund kontratën e qëndrimit sepse mes datës së kërkesës dhe asaj të thirrjes në prefekturë mund të ketë ndodhur diçka që e anulon ose e bën të kotë marrëdhënien e punës”.

Sipas gjykatësit administrativ, arkivimi kuptohet si një vendim që dëshmon një problem  interesi nga të dyja palët. Fakti që punëdhënësi nuk ka më interes, nuk mund të penalizojë punonjësin jokomunitar të cilit mund t’i jepet një lejeqëndrim në pritje të punësimit ish neni 22,paragrafi 11 i Tekstit Unik për Imigracionin.

Prandaj gjykatësi vendosi anulimin e arkivimit në mënyrë që administrata të shqyrtojë më hollësisht mbarëvajtjen reale të marrëdhënies së punës.

Lexo sentencën

Klara, koreografja e kombëtares italiane të gjimnastikës ritmike

Tmerr në A1, një shqiptar shtypet e tërhiqet zvarrë për 90 km