in

Sanatoria{br}Si dëshmohet prania në Itali nga 31 dhjetori 2011?

Kam parë që nga 15 shtatori do të jetë e mundur të legalizohen të gjithë të huajt që janë punësuar në të zezë. Por kam lexuar se duhet të dëshmojnë praninë e tyre në Itali prej 31 dhjetorit 2011. A mund të më sqaroni si dëshmohet një gjë e tillë, cilat dokumente janë të vlefshme për këtë?

Nga 15 shtatori nis paraqitja e kërkesave

Nga 15 shtatori deri më 15 tetor do të mund të nisen kërkesat për legalizimin e punonjësve të huaj jokomunitarë që janë punësuar në mënyrë të parregullt. Kjo mundësi parashikohet në dekretin legjislativ 109/2012 – dekret që siguron aktualizimin e direktivës europiane 2009/52 që ka për qëllim të përforcojë luftën kundër emigracionit të paligjshëm, dhe të kundërshtojë shfrytëzimin e punës së emigrantëve të parregullt duke ashpërsuar edhe më shumë dënimet e masat administrative ndaj punëdhënësve. Dekreti parashikon mes të tjerash, në nenin 5 të tij, një normë kalimtare që nga një anë u lejon punëdhënësve të vetëdenoncojnë e të legalizojnë marrëdhëniet e punës së parregullt, nga ana tjetër ofron një mundësi për të huajt të marrin lejen e qëndrimit.

Pikat e dobëta të këtij legalizimi

Fatkeqësisht, është mirë të nënvizohet se dispozitat ligjore e deritanishme lënë shumë vend për dyshime mbi aktualizimin konkret të legalizimit.

Në veçanti, domosdoshmëria e dëshmimit të pranisë së vazhdueshme në territorin italian prej 31 dhjetorit 2011, duket një dispozitë e padobishme, pasi duhet të mjaftonte fakti që kërkohet të deklarohen marrëdhëniet e punës që zgjasin prej të paktën tre muajsh nga data e ardhjes në fuqi e dekretit. Me fjalë të tjera, deri sa kërkohet e lejohet legalizimi i marrëdhënieve të punës që kanë nisur para 9 majit 2012 (dekreti erdhi në fuqi më 9 gusht), nuk kuptohet për ç’arsye duhet të dëshmohet që emigranti duhet të ishte në Itali prej datës 31 dhjetor 2011.

Për më tepër kërkohet që dëshmia e pranisë në Itali nga 31 dhjetori 2011 të vijë përmes një dokumenti të lëshuar nga “organizma publikë”. Edhe kjo pikë lë vend për shumë dyshime, aq më shumë po të konsiderohet që tqë huajt që do të legalizohen janë klandestinë  si të tillë nuk “i kanë për zemër” marrëdhëniet me “organizmat publikë”, pasi i tremben paditjes dhe dëbimit. Kështu falë kësaj dispozite mbeten pa shpresë të përfitojnë nga kjo sanatore (apo legalizim) përveç atyre që kanë hyrë në Itali pas datës 31 dhjetor 2011, edhe të gjithë ata që edhe pse kanë qenë këtu vitin e shkuar nuk do të kenë mundësi ta dëshmojnë këtë gjë për arsye të ndryshme: nuk janë ndaluar asnjëherë nga forcat e rendit, kanë qenë mirë me shëndet e nuk kanë shkuar asnjëherë në spital etj.

Cilat dokumente mund të konsideerohen të vlefshme për të dëshmuar praninë?

Për t’iu kthyer pyetjes së lexuesit (më e shpeshta deri tani mbi sanatoren) mbi dokumentacionin e vlefshëm për dëshmimin e pranisë në Itali, në linja të përgjithshme duhet thënë se është e udhës të priten sqarime të mëtejshme të institucioneve kompetente (një dekret ndërministror me hollësira është premtuar se do të dalë brenda 20 ditëve nga ardhja në fuqi e dekretit legjislativ të legalizimit, pra pritet të shpallet brenda datës 29 gusht), pasi përkufizimi “organizëm publik” është shumë i përgjithshëm.

Në këtë aspekt do ta kenë të lehtë të gjithë ata të huaj që kanë pasur një leje qëndrimi e që janë kthyer në klandestinë sepse nuk kanë mundur ta përtërijnë.

E të tjerët? Ndoshta do të konsiderohen të vlefshme teserat shëndetësore STP (straniero temporaneamente presente) falë të cilës edhe një të huaji me qëndrim të parregullt i sigurohet shërbimi shëndetësor, certifikata mjekësore e lëshuar nga një repart spitalor i Ndihmës së Shpejtë, dokumentet që dëshmojnë regjistrimin në shkollë të fëmijëve, vula e hyrjes në pasaportë apo deklarata e pranisë që duhet të lëshojnë ata që vijnë në Itali për turizëm pranë një komisariati.

Është e sigurt që nuk mund të pranohen si dëshmi pranie në Itali kuponet apo faturat fiskale të blerjes së mallrave dhe as kuponet e lëshuara nga agjencitë e transferimit të parave.

Nga ana tjetër nuk dihet nëse mund të konsiderohen të vlefshme dëshmitë e qëndrimit në hotele (pasi këto e kanë të detyrueshme të identifikojnë klientët e t’u përcjellin listat emërore kuesturës), apo certifikatat e dokumentet e ndryshme të lëshuara nga përfaqësitë diplomatike në Itali, që mund tëkonsiderohen organizma publikë, ndodhen në Itali, por nuk janë italianë.

Avv. Andrea De Rossi

Lexo edhe:
Sanatoria 2012 – Pyetjet tuaja, përgjigjet e ekspertëve
Speciale sanatoria 2012

 

 

Senatori Italian. Grekët e ndalojnë në det për flamurin shqiptar

Mili, mjeshtri i kornizave