in

Sanatoria. TAR: “Nuk i takon Kuesturës të thotë që marrëdhënia e punës është e rreme”

Gjykatësit kanë nënvizuar që Kuestura duhet vetëm të thotë nëse ka apo jo motive penguese për lëshimin e lejes së qëndrimit. Lidhur me mundësinë ekonomike të punëdhënësit dhe me kushtet e parashikuara në kontratën e punës, mund të japë mendim vetëm Drejtoria Territoriale e Punës.

Romë, 11 janar 2014 – Me vendimin n. 201301848, Gjykata Administrative e Krahinës së Puglias i ka dhënë të drejtë një të huaji, duke pranuar padinë ankimuese që kish paraqitur për të kundërshtuar arkivimin e praktikës së sanatorias, të paraqitur në vjeshtën e vitit 2012.

Masa e hedhjes poshtë, që ishte marrë nga drejtuesi i Sportelit Unik për Imigracionin i Lecces, bazohej mbi dy pika. E para ishte mendimi negativ i lëshuar nga Kuestura që vinte në dukje se “marrëdhënia e punës nuk është e vërtetë”. E dyta ishte thjesht supozim “mosinteresimi të plotë për rezultatin e praktikës” nga shtetasi jokomunitar meqë ky nuk kishte paraqitur asnjë ankim pas paralajmërimit të hedhjes poshtë të kërkesës. Mbi këtë pikë të fundit Gjykata ka vënë në dukje veçantinë e këtij mjeti ligjor: sipas gjykatës, një moskundërshtim i të interesuarit ndaj Administratës Publike nuk do të thotë mosinteresim i mirëfilltë për praktikën e paraqitur.

Gjykatësit, para së gjithash, kanë nënvizuar që Kuestura nuk mund të japë mendim mbi natyrën e marrëdhënies së punës. Ajo është autoritet i Sigurisë Publike dhe si i tillë duhet vetëm të thotë nëse ka apo jo motive penguese për lëshimin e lejes së qëndrimit, me pak fjalë të tregojë nëse i huaji i interesuar është apo jo person që kërcënon rendin publik dhe sigurinë kombëtare. Për më tepër, gjykatësit kujtojnë se lidhur me mundësinë ekonomike të punëdhënësit dhe me kushtet e parashikuara në kontratën e punës, mund të japë mendim vetëm Drejtoria Territoriale e Punës.

Kështu, padia ankimuese e të huajit është pranuar jo vetëm për tepri pushteti të treguar nga Kuestura por edhe sepse Prefektura është e lirë të mos respektojë mendimin e dhënë nga Kuestura, që është vërtet një kontribut konsultimi i detyrueshëm por vendimi final mbi rezultatin e praktikës i takon Sportelit Unik për Imigracionin.

Gjykatësit kanë theksuar që për të treguar që marrëdhënia e punës është e rreme, është e domosdoshme të bëhen verifikime konkrete sepse nuk mjafton një supozim i thjeshtë. Edhe për faktin që sipas dekretit legjislativ 109/2012, gatishmëria e punëdhënësit për të legalizuar marrëdhënien e punës bazohej edhe në derdhjen e kontributit forfetar të 1.000,00 eurove dhe në vazhdimin e deerdhjes së kontributeve shoqërore në favor të të punësuarit për periudhën para e pas paraqitjes së kërkesës së sanatores.

Në rastin konkret, edhe pse marrëdhënia e punës kishte përfunduar para se Sporteli Unik të arkivonte praktikën, punëdhënësi kishte depozituar të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga procedura e legalizimit 2012, përfshirë kopje të deklaratës së pushimit të marrëdhënies së punës.

Shkarko Sentencën

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Social Card për imigrantët? INPS dhe Posta akoma nuk e dinë

I giorni della vergogna. Gli insulti a Cécile Kyenge e all’Italia