in

Saya: “Imigrantët duhen pritur me breshëri plumbash”

Enrico Lucci interviston neonazistin Saya për emisionin televiziv Le Iene (shiko videon)

“Duam të pastrojmë Italinë”, me “Legjionet për sigurinë dhe mbrojtjen e atdheut”, proklamon në faqen e tij internet Gaetano Antonio Maria Saya, lideri i Partisë Nacionaliste e popullit italian.

Saya, që vitet e fundit ka zënë faqet e shtypit për ngritjen e një lloj policie paralele, fut edhe luftën kundër imigracionit mes pikave të programit të tij. “Të gjithë italianët e rinj, jo qytetarë, të klasifikuar kështu nga e drejta jonë kushtetuese duhet të largohen nga territori kombëtar” thotë mes të tjerash. Në shënjestrën e tij janë veçanërisht homoseksualët, komunistët, arixhinjtë, shqiptarët, marokenët dhe myslimanët.

Më 9 nëntor “Le Iene” transmetojnë një intervistë marrë Sayas nga Enrico Lucci. Në të, lideri i Partisë Nacionaliste Italiane shpalos të gjitha pikat e programmi të tij, e teksa e dëgjon çuditesh që është ende i lirë e jo në burg apo të paktën në spital.

Dëshiron “të mbrojë atdheun” nga imigrantët për të cilët nevojitet “një breshëri plumbash” qëkur janë në det duke iu afruar brigjeve italiane. Por edhe nëse janë këtu “mund të përzihen e t’u konfiskohen të gjitha pronat”. E nëse janë martuar me një shtetas italian? “Dëbohet edhe qytetari italian”.

Por është edhe kundër homoseksualëve sepse “janë një kastë e rrezikshme e pretendojnë ligje në favorin e tyre”. Ndërsa ndaj grave është më zemërgjerë, thjesh nuk i do në partinë e tij.

Ndonjë e akuzon se është fashist. “Absolutisht jo” thotë Saya.

http://www.youtube.com/watch?v=w_049R4NcRA

Come possono entrare in Italia interpreti e traduttori?

Fondacioni Gioia. Hapet një llogari bankare për të ndihmuar Flamurin