in

Sfida kundër SIDA-s “Zero infeksione, zero vdekje, zero diskriminim”

Në ditën Ndërkombëtare të HIV-SIDA qeveria shqiptare dhe Kombet e Bashkuara bëjnë thirrje për rritjen e testimeve vullnetare. Sot në Shqipëri numërohen 478 persona me virusin HIV

Tiranë, 1 dhjetor 2011 – “Shqipëria mbetet një vend me prevalencë të ulët, ndërkohë që së bashku me Kombet e Bashkuara po punon për përmbushjen e objektivit “Zero infeksione, zero vdekje, zero diskriminim”, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, gjatë një konference të organizuar në Tiranë për Ditën Ndërkombëtare të HIV SIDA.

Ai vuri theksin tek niveli i ulët i testimeve vullnetare për HIV-SIDA , duke apeluar për më shumë punë në këtë drejtim. “Në të gjithë vendin funksionojnë 16 qendra të testimit vullnetar konfidencial që funksionojnë mirë dhe me nivel maksimal të saktësisë. Por është me vend të tërheqim vëmendjen për nivelin e testimit vullnetar, duhet të promovohet kërkesa e qytetarëve për të marrë këtë shërbim, që është vullnetar dhe falas”, tha Vasili. Lidhur me diskriminimin e mundshëm, ministri vuri në dukje se në Shqipëri “po punohet fort që diskriminimi të mos jetë askund dhe në asnjë rrethanë.  Shqipëria i bashkohet kësaj sfide në të tri komponentët e saj”, tha Vasili
Gjatë konferencës, nga Instituti i Shëndetit Publik ofroi disa të dhëna të fundit. Gjatë këtij viti janë identifikuar 65 persona të rinj me HIV pozitiv, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 478. Të dhënat nga ISHP, flasin për 335 meshkuj HIV pozitiv dhe 143 femra. Nga këta, 24 janë fëmijë nën moshën 15 vjeç. Të dhënat flasin për 92 vdekje nga SIDA. Ndërkohë, në Shqipëri predominon (në 92% të rasteve) rruga seksuale e transmetimit. 

Në Ditën Botërore të Luftës kundër HIV- SIDA, janë organizuar një sërë aktivitetesh me qëllim informimin e popullatës për këtë sëmundje.

Rrjeti për HIV- SIDA, për Drogat dhe Shëndetin Riprodhues, përmes një deklarate, drejtuar krerëve më të lartë të shtetit, apeluan për veprime urgjente për të zgjidhur sfidën e financimit për ta mbajtur Shqipërinë vend me prevalencë të ulët të HIV dhe për të mos rrezikuar në një përshkallëzim të saj.

Ndërron jetë Leka Zogu

Stela Zyberaj: “Falë bursës, u lehtësoj pak barrën prindërve”