in

ShBA. Sanatore për 800 mijë klandestinë

Plani amerikan për imigracionin. Për më të rinjtë mundësia e marrjes së lejes së qëndrimit për punë. Della Vedova (FLI): “Idetë e Obamës të vlefshme edhe për Italinë”

Romë, 18 qershor 2012 – Nuk do të ketë më dëbime me forcë për të rinjtë ilegalë të mbërritur në ShBA përpara se të kenë mbushur 16 vjeçët.

Këtë përcakton plani i ri i miratuar na Administrata e Obamës që do të ngjallë polemika të reja me republikanët, ndërsa fushata lektorale për zgjedhjet presidenciale të nëntorit është në kulmin e saj. Masa e re, saktëson sekretari për sigurinë kombëtare Janet Napolitano, “nuk është as amnisti e as imunitet” por u mundëson 800 mijë të rinjve – sipas përllogatjeve të Shtëpisë së Bardhë – të nisin praktikat për marrjen e lejes së qëndrimit.

Përfshihen emigrantët nën 30 vjeç që kanë jetuar në Amerikë për të paktën 5 vjet rresht, pa precedentë penalë, të regjistruar në shkollë, me diplomën e shkollës së mesme ose që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura.  Në krizë konsensusesh, duket se Obama po kërkon votën e emigrantëve, në veçanti të hispanikëve, për të rifituar Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë.

“Vendimi i Presidentit Obama për të legalizuar emigrantëve e parregullt që kanë hyrë në ShBA përpara se të mbushnin 16 vjeç, dhe faktikisht të integruar në shoqërinë amerikane vlen si shembull jo vetëm në kuadrin e diskutimit hapur prej kohësh në Itali mbi shtetësinë e të miturve të lindur në Itali por edhe reflektimin mbi qindra mijëra punonjësit e huaj të parregullt që punojnë në Itali”. Kështu shprehet kryetari i grupit të deputetëve të Futuro e Liberta’ per l’Italia, Della Vedova, në një artikull në Libertiamo.it.

Në një fazë kur me spending revieë po kërkohet me të gjitha mënyrat të gjenden para për arkat e shtetit për të mos ngritur vlerën e IVA-s në vjeshtë, – shpjegon Della Vedova – një vemendje e veçantë për “të ardhurat” nga aksione pozitive nuk do të bënte keq”. “Legalizimi i 500.000 punonjësve do sillte menjëherë në arkat e shtetit një shifër që shkon nga 250 në 500 milionë euro e që më pas do të arrinte (mes taksash e kontributesh) në disa miliardë në vit”.

Shqiptari i Italise

Mbi këtë temë:
Ministri i Brendshëm Cancellieri: “Italia nuk mund të bëjë sanatore një pas një”
Sanatoria. Nga Senati një shpresë që kushton njëmijë euro
Shteti italian mund të fitojë tre miliardë në vit nga legalizimi i imigrantëve
Një sanatore për të paguar rindërtimin në Emilia

Dialogu i të shurdhërve

Çeku familjar. INPS boton shumat e reja në bazë të të ardhurave