Nga 1 prilli në Zyrën konsullore të Ambasadës në Romë shërbimet ofrohen përmes aplikimit online, por pranohen akoma edhe të gjithë qytetarët që këtë nuk e dinin e aplikimi bëhet me ndihmën e personelit. Nga 1 maji edhe shërbimet konsullore në Milano e Bari, vetëm përmes platformës ShKO
Romë, 14 prill 2017 – Që platforma ShKO-Shërbimi Konsullor Online është një risi e rëndësishme, me këtë të gjithë janë dakord. Por që brenda tre muajve të gjithë qytetarët të detyrohen të kalojnë përmes kësaj platforme për të pasur shërbimet konsullore, ky duket një hap disi i nxituar, madje edhe i papritur për vetë konsullatat, nga të cilat në fillim të marsit na ishte thënë se për një periudhë pak a shumë të gjatë do të ishin në fuqi të dyja sistemet.
Nga ditët e para të prillit në faqen zyrtare të ambasadës shqiptare në Romë gjen lajmërimin: “Të nderuar qytetarë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë komunikon se nga data 1 prill 2017 ka filluar zbatimi i Platformes Shërbimi Konsullor Online (SHKO). Për të marrë shërbimet konsullore të kërkuara duhet të hapni llogarinë tuaj personale në portalin e-Albania”.
I kontaktuar nga redaksia e Shqiptariiitalise.com, konsulli Rezar Shkëmbi nga zyra konsullore e Ambasadës në Romë sigurojnë se sidoqoftë asnjë person nuk po kthehet mbrapsht, edhe ata që mbërrijnë në derë të konsullatës pa aplikuar më parë në ShKO. Por këta persona, para se t’u ofrohet shërbimi, ndihmohen për të aplikuar në ShKO, gjë që vërtet nuk kthen mbrapsht asnjë person, por ngadalëson në mënyrë të ndjeshme punën e zyrës e rrit kohën e pritjes në sportel të qytetarëve. Ndërkaq shtohet dalëngadalë numri i personave që aplikojnë përmes ShKO para se t’i drejtohen zyrës konsullore të Ambasadës. Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, një herë në javë konsujt e Romës u përgjigjen me video-mesazh pyetjeve më të shpeshta që qytetarët u drejtojnë qoftë përmes postës elektronike, qoftë përmes rrjetit social Facebook.
Nga 1 maji, edhe Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano – që është ajo me vëllimin më të madh të punës pasi u shërben rreth 400 mijë shqiptarëve rezidentë në 11 krahina të Italisë – dhe ajo në Bari do të pranojnë vetëm përmes aplikimit përmes ShKO. Edhe konsujt e këtyre konsullatave kanë nisur një “bashkëbisedim” në Facebook me qytetarët për promovimin e shpjegimin e platformës online.
E vërtetë që fillimi mund të jetë ca i vështirë, veçanërisht për më të moshuarit, për ata që nuk janë shumë praktikë me internetin, por duhet mbajtur parasysh që vetëm falë ShKO mundësohet që një sërë shërbimesh të merren pa shkuar fare në Konsullatë e që për të tjera do të mjaftojë vetëm një e vajtur, gjë që nënkupton kursim kohe, mundi dhe parash.
Ju kujtojmë se për të hyrë në ShKO duhet të keni një llogari tuajën që krijoni në portalin e-Albania duke pasur një adresë poste elektronike dhe në dorë kodin personal (që nuk është tjetër veçse kodi alfanumerik identifikues që gjendet qoftë në letërnjoftimin elektronik, qoftë në pasaportën biometrike).
Në platformën ShKO arrihet:
1. Nga portali internet i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në faqen e dedikuar ShKO
2. Nga faqja zyrtare e Ambasadës në Romë apo nga faqet e Konsullatës në Milano apo e asaj në Bari duke shtypur mbi butonin “Shërbimi Konsullor Online” që ndodhet në të djathtë të faqeve
3. Nga Portali ndërqeveritar e-Albania.
Në tabelën në vijim gjeni të gjitha shërbimet konsullore me shpjegimet përkatëse të ofruara nga platforma ShKO:
23 shërbime që do të kryhen tërësisht online dhe dokumenti i kërkuar do t’i dërgohet qytetarit me postë në adresën e shënuar: |
13 shërbimet që do të kryhen online dhe qytetari do të paraqitet vetëm një herë në zyrat e Përfaqësive diplomatike dhe konsullore për të firmosur në prani të konsullit: |
Aplikim për Asistencë për shtetasit shqiptar të ndaluar ose të burgosur |
|
Aplikim për Leje Martese (Nulla Osta Matrimonio)- vetëm për Italinë |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Aplikim për Legalizimin e dokumenteve të lëshuara nga Institucione të huaja |
|
|
Keti Biçoku / Shqiptariiitalise.com