Mes frutave e perimeve, batuta pa mbarim e të qeshura në tregun e Porta Portese-s në Romë. Shitësi Mustafa dëfren blerësit
Romë, 26 prill 2012 – Klienti ka gjithnjë të drejtë por nëse e bën edhe të qeshë është edhe më mirë.
Shitësi i shkëlqyer quhet Mustafa dhe çdo të diel dëfren me një spektakël të vërtetë, për t’ia pasur zili me dhjetëra personazhe televisive, njerëzve që shkojnë të blejnë ndonjë gjë në tregun e famshëm të Romës Porta Portese. Ja një video e tij e vënë në Youtube, ndërsa pret fruta e perime për të treguar funksionimin e prerëseve që po shet, dëfren publikun me një sërë batutash plot humor. E nëse nuk je i kënaqur, Mustafai të ofron edhe asistencë në shtëpi: “Të dërgoj vjehrrën në shtëpi”.