in

Shiu i beharit përmbyt kryeqytetin

Pas një nate me reshje të dendura zona të konsiderueshme të Tiranës gdhihen të përmbytura

Një pjesë e mirë e kryeqytetit është zgjuar e përmbytur pas një nate me reshje të mëdha. Uji ka pushtuar rrugët, bodrumet dhe katet e para të godinave në lagjet e Kombinatit, “Don Bosko”, në afërsi të Fabrikës së Birrës dhe në pjesën më qendrore përreth rrugës “Hoxha Tahsim” dhe “Siri Kodra”.

Në disa vende uji ka arritur deri në 30-40 cm duke shkaktuar dëme dhe vështirësi në qarkullim. Me regjim të plotë po punojnë autobotet e zjarrfikësve për thithjen e ujit në zonat më probleme më të rënda. Janë mobilizuar të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve.

Bëhet e ditur se probleme të ngjashme ka pasur edhe në Lezhë dhe Gjirokastër.

 

Një milion shqiptarë emigrantë në BE

Asgjë e re nga fronti i presidentit