in

Shoferët grekë sulmojnë një autobus shqiptar

Janë identifikuar rreth 20 shoferët e KTEL, të cilët janë autorë të sulmit

Një autobus shqiptar i linjës Tiranë-Athinë është sulmuar nga disa shoferë grekë të shoqërisë së transportit KTEL në Konicë.

Mësohet se dje në mëngjes, momentin kur autobusi po pushonte në Konicë, shoferët grekë i kanë thyer xhamat autobusit shqiptar, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Policia thotë se ka identifikuar rreth 20 shoferë grekë të shoqërisë KTEL, që kanë sulmuar autobusin. Kjo nuk është hera ë parë që shoqëria greke e transportit ndërmerr një akt kundër autobusëve shqiptar të linjës me Athinën. Vetëm pak ditë më parë shoferë të kësaj shoqërie kanë bllokuar autobusët shqiptarë në Kakavijë me pretendimin se nuk do të lejojë konkurrencë të pandershme.

KTEL është shërbimi kryesor i transportit publik ndërqytetas në Greqi, me të cilën realizohet 80% e transportit të pasagjerëve.

Pritet që së shpejti të ketë një vendim nga ana e qeverisë greke për linjat e autobusit Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas.

Greqi. Masa kundër akteve të dhunshme ndaj emigrantëve të Agimit të Artë

L’Europa che ci piace