Më 22 shtator, dita e parë e shkollës
Për të katërtin vit rresht, më 22 shtator hap dyert shkolla shqipe e organizuar nga shoqata Scanderbeg e Parmës. Ashtu si vitet e kaluara edhe programi i këtij viti do të përmbajë lëndët Gjuhë dhe letërsi shqipe, Histori dhe gjeografi e trojeve shqiptare, Muzikë dhe tradita shqiptare.
Shoqata fton të gjithë prindërit e interesuar të regjistrojnë fëmijët e tyre (me moshë nga 6 deri në 13 vjeç) në shkollë, dhe “mirëpret mësues të rinj vullnetarë” që të japin ndihmesën e tyre.
Mes të tjerash shoqata vë në dukje se, si gjithnjë, mësimi ofrohet falas, dhe fëmijët e regjistruar në shkollë do të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet eshoqatës.
Dita e parë e shkollës do të jetë më 22 shtator. Mësimi do të një herë në javë, çdo të shtunë nga ora 15.30 deri në orën 17.30.
Për regjistrimet dhe informacione të mëtejshme kontaktoni shoqatën Scanderbeg në:
tel. 0521/291583
fax: 0521044901
e-mail: info[at]canderbeg.org
Lexo edhe:
Ambasada ofron falas libra shkollorë për mësimin e gjuhës shqipe
Politikë kombëtare për shkollat shqipe në diasporë