in

Shpallet dekreti i flukseve 2017, kalendari i aplikimeve

Nisje e shkallëzuar. Më parë përpilimi e nisja e kërkesave për hyrjet e josezonalëve dhe konvertimet e lejeve të qëndrimit, më pas do ta kenë radhën punonjësit sezonalë. Nuk është legalizim

Romë, 13 mars 2017 – E konfirmuar: dekreti i flukseve 2017 mbërrin në numrin e sotëm të Gazetës Zyrtare. Autorizon gjithsej 30.850 hyrje per punë dhe konvertime lejeqendrimesh dhe është përcaktuar edhe kalendari i kërkesave, që do të përgatiten e do të paraqiten, si gjihmonë përmes portalit të ministrisë së Brendshme https//:nullaostalavoro.dlci.interno.it.

Që nesër, 14 mars, pas regjistrimit në portal, do të mund të përpilohen kërkesat për konvertimet e lejeve të qëndrimit dhe për hyrjet për punë josezonale. Pas përpilimit duhet të ruhen, për nisjen e tyre duhet pritur ora 9.00 e 20 marsit. Nga 21 marsi, në të njëjtin portal, do të mund të përgatiten kërkesat për të sjellë në Itali e për të punësuar punonjësit sezonalë, por nisjet e tyre online do të jenë të mundura nga ora 9.00 e 28 marsit.

Për të gjitha llojet e hyrjeve dhe konvertimeve, do të mund të paraqiten kërkesa deri në 31 dhjetor 2017. Kuotat do të jepen sipas rendit të trajtimit të kërkesave që do të ndjekë atë të nisjes së tyre. Megjithatë, vështirë që kuotat të mbarojnë menjëherë sepse nga çka ndodhur vitet e fundit duken mëse të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat.

Është e udhës të theksohet që dekreti i flukseve nuk është sanatore dhe lloji i shumicës së kuotave të vëna në dispozicion nga qeveria italiane nuk lejojnë të shfrytëzohen për të pajisur me leje qëndrimi ata që jetojnë tashmë në Itali e janë të punësuar në të zezë, për shembull, bashkëpunëtoret familjare (colf e badanti).

Këtu gjeni tekstin e dekretit të flukseve 2017 (DPCM 13 shkurt 2017 – Programimi kalimtar i flukseve të hyrjeve të punonjësve jokomunitarë në territorin e shtetit për vitin 2017), ndarjen e kuotave dhe shpjegimet e ministrive të Brendshme dhe të Punës.

Stranieriinitalia.it/Shqiptariiitalise.com

 

Bashkim Sejdiu, l’immigrato che sostiene l’integrazione degli stranieri in Italia

Dekreti i flukseve 2017, teksti në Gazetën Zyrtare