in

Shqipëria fiton “Turneun e Popujve” të Fucecchios

Më 31 maj e 1 qershor u zhvillua edicioni i gjashtë i Turneut të Popujve të Fucecchios në futboll, që këtë vit u fitua nga të rinjtë e përfaqësueses shqiptare që në finale u ndesh me Senegalin e pas rezultatit 1-1 fitoi me penalltitë me rezultatin 4-3.

Më shumë se një garë, turneu – në të cilin këtë vit morën pjesë shtatë skuadra: Shqipëria, Italia, Senegali, Rumania, Maroku, Kina dhe Pjesa tjetër e botës – përjetohet si festë, si një moment i mirë për të sjellë në qendër të vëmendjes temën e kulturave dhe të bashkëjetesës mes tyre, të integrimit dhe solidaritetit. Në fakt, skuadrat u prezantuan në fushë jo vetëm me flamujt kombëtarë, por edhe me një pankartë ku shkruhej “Italia jemi edhe ne”, një mënyrë kjo për të sensibilizuar institucionet e politikën mbi temën e rëndësishme të shtetësisë së brezave të dytë.

Turneu u zhvillua me dy grupe. Shqipëria, në grupin B, nuk pësoi asnjë humbje: fitoi me Kinën (3-0), me Pjesën tjetër të botës (1-0) dhe barazoi me Marokun (1-1) duke u klasifikuar për në gjysmëfinale. Për të arritur në finale, nuk mjaftuan 90 minutat e ndeshjes me Rumaninë që përfunduan me porta të paprekura por u nevojitën penalltitë me të cilat përfaqësuesja shqiptare fitoi 4-3.

Gjithnjë me penallti (4-3) fitoi edhe në finale, kundër Senegalit, pas barazimit 1-1.

Tabela e rezultateve:

Grupi A
Senegal, Itali, Rumani
Senegal – Itali 7-0
Senegal – Rumani 1-0
Italia – Rumani 0-4

Grupi B
Marok, Shqipëri, Kinë, Pjesa tjetër e botës
Marok – Pjesa tjetër e botës 0-0
Shqipëri – Cina 3-0
Marok – Shqipëri 1-1
Pjesa tjetër e botës – Kinë 4-1
Marok – Kinë 4-0
Pjesa tjetër e botës – Shqipëri 0-1

Gjysmëfinalet
Senegal – Marok 1-0
Rumani – Shqipëri 0-0 (3-4 ai rigori)

Finale
Shqipëri – Senegal 1-1 (4-3 ai rigori)

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

“Shqipëria turistike”. Në Romë, dokumentari i Fabian Katit i realizuar në 1972-shin

Madrit Maliqati davanti al Montecitorio: “Voglio la pensione per gli anni di lavoro in Italia”