in

Shqipëria nis numërimin{br}E popullsisë dhe të banesave

Më 1 tetor nis zbatimi i projektit, “Censusi 2011”. për tre javë në terren do të bëhet regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave, që do të ndihmojë për të planifikuar politikat e zhvillimit në të ardhmen. Pyetjet për fenë dhe kombësinë janë fakultative dhe në rast se 5 % e shqiptarëve refuzojnë t’u përgjigjen, nuk mund të merren në konsideratë dhe si rrjedhojë nuk përfshihen në rezultatin final.

Tiranë, 1 tetor 2011 – 12 mije anketuesit e INSTAT-it, kanë nisur mëngjesin e sotëm shpërndarjen nëpër zonat paracaktuara, dhe trokitjen në dyert e qytetarëve shqiptarë për të kryer censusin, proces që ka të bëjë me numërimin e popullsisë dhe banesave për të kryer censusin, për një kohë trejavore. Autoritetet përgjegjëse u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë për të bashkëpunuar në këtë proces që sipas tyre do të pasqyrojë realitetin social dhe ekonomik të Shqipërisë, por mbi të gjitha do të ndihmojë në luftën kundër varfërisë.

“Hapjuni dyert anketuesve të INSTAT-it. Ata kanë një mision shumë të rëndësishëm, të mbledhin të dhënat që do na shërbejnë të gjithëve. Censusi do të na japë një pamje të qartë të zhvillimit ekonomik-social- kulturor të gjithë grupeve në Shqipëri, të rinjve, fëmijëve, femra, meshkuj e do na tregojë aspektin dinamik të zhvillimit të popullsisë në Shqipëri”- kjo është thirrja që drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, i drejtoi qytetarëve shqiptarë një ditë më parë.

Drejtori i marrëdhënieve me jashtë në EUROSTAT, Peter Everaers deklaron se pyetësori shqiptar aq shumë i debatuar është bërë mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit Europian. “Këto janë rekomandimet e Komisionit Europian që vendet kandidate dhe aspirante duhet të ndjekin në detaje. Pas kësaj mund të bëhen krahasime. Censusi është i rëndësishëm për të ditur shëndetin, të ardhurat, edukimin dhe projektime të ardhshme për popullin tuaj”- tha përfaqësuesi i EUROSTAT, Peter Evaraers, që nuk përmend as fenë e as kombësinë.

Deri më 21 tetor, të gjithë shtetasit rezidentë në Shqipëri duhet të plotësojnë 40 pyetjet e pyetësorit i cili rezultatin final do ta japë në 2012-ën. Censusi i cili llogaritet i 11-ti pas shpalljes së pavarësisë, do të kushtojë 14 milionë euro. Ndërsa gjoba për të gjithë ata që mashtrojnë me të dhënat personale apo refuzojnë plotësimin e formularit. Një familjar mund të përgjigjet dhe për të tjetër nëse ata nuk ndodhen në shtëpi. 2 pyetjet e fundit, ato për fenë dhe kombësinë, janë fakultative dhe në rast se 5 % e shqiptarëve refuzojnë t’u përgjigjen, nuk mund të merren në konsideratë dhe si rrjedhojë nuk përfshihen në rezultatin final.

“Gjatë periudhës përgatitore të censusit, nga janari i një viti më parë deri në javët e fundit kemi pasur një debat, kemi pasur ndoshta dhe disa thirrje të tepruara nga një palë apo nga një tjetër. Sot është moment t’i lëmë pas këto qasje dhe të bashkëpunojmë të tërë në këtë proces madhor të Republikës së Shqipërisë. Jo sepse ka masa administrative apo gjoba, por sepse është një detyrim individual dhe një kontribut që gjithsecili jep për veten, familjen dhe vendin e vet”- tha ministri i Inovacionit, Genc Pollo.

Lexo edhe: Ç’është Censusi

Italianët numërohen. Edhe emigrantët

 

Maratona Kuq e Zi{br}më 17 tetor në Romë

Ç’është Censusi