in

Shqipëria vendosi. Ja kush do të ulet në Kuvendin e ardhshëm

Numërimi mbaroi, relativisht shpejt po të mbahen parasysh javët që u nevojitën për të nxjerrë Bashën kryebashkiak të Tiranës dy vjet më parë. Natyrisht përfundimi nuk është zyrtarizuar e për këtë do të nevojitet ndoshta ndonjë javë, por në përgjithësi të gjithë bien dakord me rezultatin.

Këto zgjedhje, në të cilat morën pjesë mbi 1,7 milionë shqiptarë, i ka fituar koalicioni i majtë e me rezultat të thellë. Me përjashtim të Kukësit ku të djathtët kanë marrë më shumë mandate se të majtët (3-1), në të gjitha qarqet e tjera Partia Demokratike dhe koalicioni i saj ka humbur epërsinë. Edhe në Shkodër apo Tiranë.

Koalicioni i majtë në mbarë vendin ka mbledhur mbi 992 mijë vota (rreth 220 mijë më shumë se katër vjet më parë), ndërsa i djathti 678 mijë (rreth 40 mijë më pak se në 2009). E papritur rritja e LSI-së, që me gjithë kthesat 180 gradëshe (majtas djathtas e sërish majtas) që ka bërë në katër vitet e fundit, nga 74 mijë votat që kishte marrë në 2009, këtë radhë mblodhi rreth 180 mijë. Në kampin e të djathtëve, rritjen më të madhe qoftë në vota qoftë në mandate e ka PDIU: nga 15 mijë vota në 45 mijë, duke marrë këtë radhë 4 mandate (nga 1 të vitit 2009). Rritet edhe Partia Republikane (nga 32 mijë vota të 2009-tës në rreth 52 mijë), por kjo edhe pse arrin të mbledhë më shumë vota se PDIU, merr më pak mandate, vetëm 3 (por në të vërtetë sjell në Kuvend katër deputetë pasi një ka fituar në listat e PD-së).

Mbeten jashtë Kuvendit dy parti të reja, por me pretendime: asnjë mandat as për Aleancën Kuqezi të Kreshnik Spahiut as për Frymën e re Demokratike të Bamir Topit.

Kuvendi i ri do të ketë 66 deputetë socialistë, 16 të LSI-së, 1 të PBDNJ-së dhe 1 të PKDSH-së për koalicionin e majtë dhe 48 të PD-së,  4 të PDIU-së dhe 4 PR-së.

Përjashtuar ndonjë e papritur, në bazë të listave emërore të qarqeve përbërja e Kuvendit të ardhshëm do të jetë e mëposhtmja:

Për qarkun Tiranë
PD:
Sali Berisha, Myqerem Tafaj, Majlinda Bregu, Halim Kosova, Florion Mima, Gerti Bogdani, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, Edi Paloka, Keltis Kruja, Kastriot Islami
PS: Pandeli Majko, Sajmir Tahiri, Vasilika Hysi, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolli, Besnik Baraj, Xhemal Qefalia, Sadri Abazi, Parid Cara, Spartak Braho, Artan Gaçi, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Dashamir Peza, Enkelejda Shkreli
LSI: Ilir Meta, Klajda Gjosha, Luan Rama
PR: Ylli Shehu
PDIU: Tahir Muhedini

Për qarkun Fier
PD:
Sokol Olldashi, Mesila Doda, Kozma Dashi, Shpëtim Idrizi
PS: Gramoz Ruçi, Erion Braçe, Eglantina Gjermeni, Ilirjan Celibashi, Armando Subashi, Arben Çuko, Pirro Lutaj, Majlinda Bufi, Ervin Koçi
LSI: Petrit Vasili, Robert Bitri
PDIU: Omer Mamo

Elbasan
PD:
Arben Imami, Eduard Selami, Ardian Turku, Luçiano Boçi
PS: Ben Blushi, Damian Gjiknuri, Evis Kushi, Alfred Peza, Taulant Balla, Musa Ulqini
LSI: Edmond Haxhinasto, Bujar Kllogjeri
PR: Luan Duzha
PDIU: Aqif Rakipi

Durrës
PD:
Eduard Halimi, Igli Cara, Albana Vokshi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi
PS: Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Ilir Beqja, Namik Dokle, Gentian Bejko, Artur Bushi
LSI: Lefter Koka
PR: Agron Duka

Shkodër
PD:
Jozefina Topalli, Helidon Bushati, Voltana Ademi, Nard Ndoka, Gjovalin Bzheta
PS: Mimoza Hafizi, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Namik Kopliku
LSI: Agron Çela
PR: Gaspër Kokaj
PKDSH: Mark Frroku

Vlorë
PD:
Astrit Patozi, Arben Risani, Liljana Elmazi
PS: Edi Rama, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi, Andrea Marto
LSI: Shkëlqim Selami
PDIU: Dashamir Tahiri
PBDNJ: Vangjel Dule

Korçë:

PD: Ridvan Bode, Eleina Qirici, Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Gjergji Papa
PS: Bashkim Fino, Arta Dade, Olta Xhaçka, Ilirian Pendavinji, Ilir xhakolli, Ylli Ziçishti
LSI: Piro Kapurani

Berat
PD:
Genc Pollo, Astrit Veliaj
PS: Fidel Ylli, Ermonela Felaj, Eduard Shalsi, Eduard Bejko
LSI: Nasip Naço, Gledion Rehovica

Dibër
PD:
Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha, Roland Keta
PS: Shkëlqim Cani, Ulsi Manja
LSI: Përparim Spahiu

Gjirokastër
PD:
Genc Ruli
PS: Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Anastas Angjeli
LSI: Vangjel Tavo

Lezhë
PD:
Aldo Bumçi, Gjovalin Kadeli, Albina Deda
PS: Mimi Kodheli, Armando Prenga, Arben Ndoka
LSI: Monika Kryemadhi

Kukës
PD:
Flamur Noka, Besnik Dusha, Alban Zeneli
PS: Vexhi Muçmata

 

 

Kërkohej në Itali ku është dënuar me 23 vjet burg, arrestohet në Vlorë

Premtimet e socialistëve dhe votat e emigrantëve