in

Shqiptarët e Toskanës u dhurojnë libra italisht bibliotekave shqiptare

RAT, rrjeti i Shqiptarëve në Toskanë, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare shqiptare Agora, dhe falë bujarisë së bibliotekave dhe të shtëpive botuese italiane, përuron në Vlorë projektin “Scaffale italiano” që konsiston në dhurimin e librave në gjuhën italiane bibliotekave publike shqiptare

Romë, 27 shkurt 2012 – Më 17 shkurt u zhvillua në ambientet e bibliotekës “Shevqet Musaraj” të qytetit të Vlorës një ceremoni për nisjen e projektit “Scaffale italiano” të mundësuar nga RAT, rrjeti i shqiptarëve në Toskanë, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare shqiptare Agora. Me këtë rast bibliotekës iu dhuruan rreth 200 libra në gjuhën italiane, kryesisht romane, letërsi për fëmijë e fjalorë.

“Projekti ka si qëllim krijimin e një këndi me libra italisht në të gjitha bibliotekat publike shqiptare. Në Itali, prej vitesh tashmë kemi mundësi të gjejmë libra në gjuhën shqipe në bibliotekat e qyteteve, ndaj na u duk diçka e rëndësishme simbolike pajisja me libra në gjuhën italiane i bibliotekave shqiptare” – thotë Ismail Ademi, i RAT.

Në ceremoni ishte i pranishëm konsulli italian në Vlorë, Sergio Strozzi i cili theksoi se nisma të tilla mund të  ndihmojnë forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën kulturore. “Konsullata do të  mbështesë projekte të tilla në të gjithë territorin e jugut, që është nën kompetencën tonë” – është shprehur konsulli Strozzi.

Nuk mund të mungonte në këtë aktivitet edhe Bashkia e Vlorës, falë gatishmërisë të së cilës u bë e mundur sinergjia mes organizatave promovuese të projektit dhe institucioneve. “Ne i mbështesim këto projekte, pasi mendojmë se kultura është një nga sektorët që përfaqësojnë të ardhmen e vendit, aq më tepër kur këto çohen përpara nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë prej vitesh përtej Adriatikut”  – ka theksuar nënkryetari i bashkisë Vlorë, Arben Beqiraj.

Projekti, falë bashkëpunimit me rrjetin e bibliotekave shqiptare, të koordinuar nga Arben Jaupaj dhe bujarisë së bibliotekave dhe shtëpive botuese italiane do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. 

 

Fatmir Gashi, i arratisuri i fundit nga burgjet italiane

Censimento. Solo pochi giorni per restituire i formulari