Disa agjenci lajmesh bëjnë të ditur se mijëra shqiptarë me banim në Itali dhe në Greqi, duke u përpjekur të përshëndesin të afërmit për këtë moment të gëzuar, kanë shkaktuar bllokimin e linjave telefonike.
Duket se agjencitë turistike janë kontaktuar nga një numër shumë i madh personash që kërkonin informacione mbi mundësinë e ardhjes në Itali nga Shqipëria për festat e fundvitit, kur liberalizmi do të ketë hyrë në fuqi.