Shqiptarët që jetojnë në Itali, komunitet i integruar dhe me rrënjë tashmë nga kjo anë e Adriatikut, ngrenë apo bashkojnë familjet e tyre këtu, lindin e rrisin fëmijët në shkollat italiane e, normalisht, pas vitesh që jetojnë me qira, mendojnë edhe të blejnë shtëpi.
Që janë të shumtë e thonë raportet vjetore mbi marrjen e kredive për blerjen e shtëpive. Sipas të fundit, të përpiluar nga grupi Tecnocasa, gjatë vitit të shkuar, 13,6% e kredive të lëshuara në Itali u janë dhënë të huajve dhe nga këta të fundit 15,5% janë shqiptarë. Më shumë se shqiptarët kanë marrë kredi rumunët (27,3%), por ata janë komunitet mëse dy herë më i madh se i yni.
Në vijim një udhëzues i shkurtër mbi blerjen e banesës, marrjen e kredisë dhe lehtësimet fiskale të siguruara nga shteti italian për shtëpinë e parë.