in

Shtëpi, e shtrenjta shtëpi – Blerja

NGA ZGJEDHJA E SHTËPISË TE MARRJA E ÇELËSAVE

Për blerjen e shtëpisë, i interesuari mund kontaktojë drejtpërdrejt persona të interesuar që të shesin një pronë të tyren të patundshme ose – dhe kjo është rruga më e rrahur – t’u drejtohet agjencive, të licensuara nga Shteti, kundrejt një pagese që shkon nga 2 deri në 5% të çmimit të shtëpisë.

Pasi vendoset se deri në ç’shumë mund të blihet shtëpia (duke marrë parasysh jo vetëm paratë që ke në dispozicion por edhe ato që mund të marrësh kredi), zgjidhet me kujdes zona, shtëpia, verifikohet me kujdes nëse kush po e shet është pronari i vërtetë duhet bërë:

– Propozimi për blerje, me nënshkrimin e të cilit bllokohet çmimi i banesës për të cilin është rënë dakord. Në këtë çast paguhet një pjesë e e vogël nga çmimi i banesës, shumë që nuk kthehet nëse blerësi ndryshon mendje;

– Kompromisi, një marrëveshje paraprake, nëpërmjet të cilit palët angazhohen për nënshkrimin e aktit të mirëfilltë të shitblerjes duke caktuar datën, vendin e noterin.  Kompromisi nuk është i detyrueshëm, por zakonisht bëhet për t’i dhënë kohë blerësit që me këtë në dorë të marrë kredinë në bankë. Kur kompromisi bëhet, mund të bëhet para një noteri dhe të regjistrohet në zyrën e tatim-taksave, pra të kthehet në një akt publik; 


– Akti publik të shitblerjes (rogito), që është kontrata që përfundimisht transferon pronësinë e shtëpisë.  Ky akt duhet nënshkruar detyrimisht nga blerësi e shitësi i pronës para një noteri, që e regjistron më pas aktin.

Në fund të këtyre fazave është paguar veç vlerës së shtëpisë, komisionit të agjencisë (nëse është kërkuar ndihma e një prej tyre), edhe:

– IVA apo tatimi mbi vlerën e shtuar, nëse banesa blihet nga një ndërmarrje;
– taksa e regjistrit (me lehtësimet fiskale nëse blihet shtëpia e parë);
– taksa e hipotekës;
– taksa e kadastrës;
– shpenzimet e noterit për aktin e shitblerjes që ka përpiluar e regjistruar.

Pasi bëhen këto të gjitha këto shtëpia është përfundimisht e blerësit.

Punonjësit sezonalë, udhëzues për kërkesat online të flukseve 2016

Shtetësia italiane. Orare të reduktuara për informacionet e ministrisë