in

Shtetësia italiane. Tani është ligj: kush e kërkon si pasardhës italiani paguan 300 euro

Dekreti Irpef kthehet në ligj e bashkë me të miratohen edhe tarifat e reja konsullore. Deputeti Borghese (MAIE): “Qeveria shet shtetësinë italiane vetëm atyre që mund të paguajnë”

Romë, 18 qershor 2014 – Mëngjesin e sotëm Dhoma e Deputetëve konvertoi përfundimisht në ligj dekretin e qeverisë 66/2014 “Masa urgjente për aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve dhe drejtësinë sociale”, me pak fjalë dekretin që parashikonte bonusin Irpef prej 80 eurosh.

Dhoma e Deputetëve votoi të njëjtin tekst të dalë nga Senati, që parashikon edhe një taksë të re për pasardhësit e  Italianëve që jetojnë jashtë Italisë e që duan të rikuperojnë shtetësinë italiane. para që duhet të nxjerrin nga xhepi kur paraqiten në konsullatë për të kërkuar shtetësinë për ius sanguinis duke treguar  me dokumente se një paraardhës i tyre, edhe i para shtatë brezave (nuk parashikohet asnjë kufizim në breza) ishte italian.

Ligji i ri, për ardhjen në fuqi të të cili pritet tani vetëm shpallja në Gazetën Zyrtare, fut një pikë të re një tabelën e tarifave të konsullatave italiane në botë. Është fjala për “shumat që duhen kërkuar për përpunimin e kërkesave të njohjes së shtetësisë italiane të paraqitura nga persona në moshë madhore” që është “300 euro”.

“Babai” i kësaj takse është senatori i PD-së Giorgio Tonini, që e ka futur me një amendament të paraqitur në komision. “Në Amerikën Latine, në veçanti në Argjentinë – ka shpjeguar ai – ka lista pritjeje shumë të gjata personash që kanë kërkuar shtetësinë italiane sepse janë pasardhës italianësh. Praktika që deri tani ishte falas, do të kushtojë 300 euro. Qëllimi është që një pjesë e kësaj shume të përdoret për shtimin e personelit për përpunimin e praktikave të prapambetura”.

Protestojnë të interesuarit e drejtpërdrejtë: ata pasardhës emigrantësh italianë të cilët, falë votës jashtë Italisë, kanë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin italian.

Për ta foli në Dhomën e Deputetëve Mario Borghese, deputet i grupit të përzier MAIE, Movimento Associativo Italiani all’Estero. “Që nesër – tha – kush do të kërkojë njohjen e shtetësisë sipas parimit ius sanguinis duhet të paguajë një taksë prej 300 eurosh. Ndoshta ky është problem i papërfillshëm për këtë Qeveri, por padyshim do të jetë për mijëra pasardhësit e italianëve emigrantë që, prej vitesh, bëjnë radhë në dyert e konsullatave për të pasur njohjen e të drejtës së tyre të shenjtë”.

“Si mund t’u kërkohen 300 euro italianëve rezidentë jashtë Italisë, që mund të jetojnë në një vend ku kjo shumë është sa një rrogë mujore? E si do të bëjë nëj familje me dy, tre persona që duhet të kërkojnë shtetësinë? Sot ne të MAIE-s – shpjegoi Borghese – votojmë kundër kësaj Qeverie që shet shtetësinë italiane vetëm atyre që mund ta paguajnë”.

Elvio Pasca

 

Kadare: “Zhurmë e pandershme mbi standardin e gjuhës shqipe”

Aksioni i Lazaratit në mediat italiane: “Republika e marihuanës në shtetrrethim”