in

Shtetësia italiane. Tre adresa poste të certifikuar për kërkesat e natyralizimit

Do të vihen në funksionim që në nëntor për të lejuar komunikimin me zyrat e Ministrisë së Brendshme. Për përkujtesa, vërejtje, kërkesa për qasje etj.

Romë, 28 tetor 2014 – Nga nëntori një mundësi më shumë për të komunikuar me administratën publike lidhur me kërkesat e shtetësisë për natyralizim. Hapen tre adresa poste elektronike të certifikuar që u dedikohen pyetjeve të të interesuarve e që do t’u shërbejnë për të pasur informacione mbi praktikat e tyre.

Një kanal më shumë, pas faqeve internet të hapura me kohë në të cilat mund të ndiqet rrugëtimi i kërkesës. Dhe një hap përpara, thotë komunikata e ministrisë së Brendshme, “për thjeshtëzimin administrativ, për heqjen e pengesave burokratike për marrjen e informacioneve të administratës publike”.

“Për të siguruar një përgjigje më efikase të njoftimeve lidhur me praktikat e natyralizimit (për të mësuar në ç’pikë është praktika, për kërkim informacioni për vonesat, për ankime për mospërmbushje të detyrës etj.), përfaqësuesit ligjorë të aplikantëve mund të lidhen me Drejtorinë Qendrore për të drejtat civile, shtetësinë dhe minoritetet, duke përdorur adresat e postës elektronike të certifikuar: area3citt@pecdlci.interno.it (numër protokolli që mbaron me 0, 1, 2 ); area3biscitt@pecdlci.interno.it; (numër protokolli që mbaron me 3, 4, 5, 6 );  area3tercitt@pecdlci.interno.it, numër protokolli që mbaron me 7, 8, 9 ),  duke saktësuar në titullin e mesazhit që niset numrin e saktë identifikues të praktikës së referimit ( K10/C….)”.

Drejtoria Qendrore për të drejtat civile, shtetësinë dhe minoritetet fton gjithashtu “përfaqësuesit ligjorë të kërkuesve të shtetësisë italiane, të kryejnë komunikimet të ndryshme drejtuar zyrave të saj  përmes postës elektronike të certifikuar”.

Lexo edhe:
Shtetësia për rezidencë në Itali
Cittadinanza. Alfano: “Domande online e nuove norme per tagliare i tempi”
Shtetësia italiane. Rreth 60 mijë shqiptarë janë betuar para flamurit tringjyrësh 

Parma. Shkatërrohet banda italo-shqiptare e prodhuesve të heroinës

Bonus bebè anche agli immigrati, se uno dei genitori ha la carta di soggiorno