in

Shtetësia. Kryetarja e Dhomës së Deputetëve: “Të nisë menjëherë puna për reformën”

Laura Boldrini:  “Është çështje qytetërimi. Shokët e fëmijëve tanë nuk mund të mos jenë italianë”

Romë, 25 mars 2013 – Shtetësia për fëmijët e emigrantëve “është çështje për të cilën duhet nisur puna sa më parë të jetë e mundur”. E ka thënë të dielën Laura Boldrini, Kryetare e Dhomës së Deputetëve, e ftuar në emisionin televiziv “Che tempo che fa”. “Është çështje qytetërimi. Shokët e fëmijëve tanë – ka shtuar – nuk mund të mos jenë italianë”.

Gjithnjë lidhur me imigracionin, Boldrini ka nënvizuar që “emigranti është shprehje e globalizimit, figura e tij duhet të rivlerësohet”. Sipas kryetares së Dhomës, ata “përfaqësojnë sfidën e të ardhmes, nuk janë mjeranë. Kjo – ka shtuar – fatkeqësisht nuk është e qartë për të gjithë”.

Boldrini ka cituar gjithashtu edhe një fragment të fjalës së Papa Françeskut lidhur me punën e tij si urë mes dy botëve (të krishterë e myslimane) duke e quajtur “shumë të bukur”.

 

 

Punonjësit sezonalë. Nga 26 marsi nisen kërkesat

Shoqatat ONLUS. Hapen regjistrimet për të marrë 5 për 1000