in

Shtrëngim rripash për universitetet shqiptare. Mbyllen Kristal dhe 17 të tjerë

Për herë të parë në 20 vitet e fundit, një Raport i ministrisë së Arsimit nxjerr në dritë problemet e shumta të shkollave të larta e të universiteteve në Shqipëri që janë kthyer në “punishte” diplomash për ata që paguajnë. Propozohet mbyllja apo pezullimi i aktivitetit për më shumë se gjysmën e tyre

“Situata e Sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri është katastrofike që ngjall trishtim dhe revoltë”. Janë fjalët e kryeministrit Rama gjatë paraqitjes së Raportit të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në 59 Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), publike dhe private. Raporti ka nxjerrë në shesh problemet e shumta të shkollave të larta shqiptare që më shpesh se për suksese akademike kanë zënë faqet e para të shtypit për çështje kronike si rasti i Umberto Bossit i diplomuar në Kristal.

Raporti thotë se sot Shqipëria ka numrin më të lartë të universiteteve për frymë në Europë, 8 herë më shumë se Britania e Madhe. 20 universitete për 1 milionë banorë. Sistemi i arsimit të lartë shqiptar ofron plot 1.432 programe të ndryshme mësimore. Në pak vite, në Shqipëri janë lëshuar 32 mijë diploma nga sistemi universitar privat. Janë dhënë 900 diploma për të huaj, ndërkohë që, siç pohon kryeministri “s’japim asnjë leksion në gjuhë të huaj. Ka pedagogë që vetëm një vit përpara rekrutimit kanë marrë diplomën në bachelor. Nga 59 IAL të shqyrtuara, “70,5% kanë probleme me kriteret ligjore dhe 18 institucione nuk plotësojnë as kriteret më minimale të ligjit” pohon ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë prezantimit të Raportit.

“Kemi arritur të japim diploma në natyrë, për shërbime të ndryshme, lyerje, shpëlarje, punime hidraulike, punime zdrukthëtarie, të shpërblyera jo me para, por me diploma nga pronarët e universiteteve në fjalë. – thotë në fjalën e tij Rama – Kemi arritur që të fusim pagesën në natyrë për t’u shkolluar, lopë, dele, oriz, fasule, zhavorr, dru zjarri. Ka studentë që e kanë paguar studimin me dru zjarri. Natyrisht, të prera pa leje nëpër pyje. Kemi arritur që të kemi regjistra themeltarë universitetesh, ku shkruhet “10 diploma i ka tërhequr shefi””.

Diplomimi i Renzo Bossit në universitetin Kristal është vetëm një prej rasteve të shumta, e të vjen të mendosh se zuri faqet e gazetave dhe vuri universitetin në syrin e ciklonit vetëm pse meseleja plasi në Itali. Në fakt pas bujës fillestare, nuk u hetua me rrënjë mbi sistemin e arsimit të lartë, madje edhe universiteti Kristal vazhdoi të merrte student të rinj e asnjërit prej pedagogëve të tij nuk i hyri gjemb në këmbë.

Qeveria e sotme bën një hap të parë e përpilon një raport voluminoz në fund të të cilit del me përfundimin se u duhet hequr licenca plot 18 universiteteve private, dhe 7 filiale të universiteteve publike; duhet të pezullojnë veprimtarinë 13 universitete e shkolla të larta dhe se mund të vazhdojnë aktivitetin “me kushte, apo rekomandime për përmirësim të kritereve” (shih listën në fund të artikullit). Mes atyre të cilëve u hiqet licenca renditet edhe Kristal, ndërsa mes atyre që mund të vazhdojnë aktivitetin “me kushte” bie në sy Universiteti katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, një tjetër universitet shqiptar i famshëm në Itali për numrin e lartë të studentëve italianë që regjistrohen atje.

Qeveria, ka premtuar edhe akreditimin e universiteteve e do ta bëjë duke filluar nga dhjetori i këtij viti përmes një agjencie angleze. Ndërsa raporti i paraqitur më 4 gusht nuk ka të bëjë aspak me akreditimin. “Ky është vetëm një kontroll i domosdoshëm që Ministria e Arsimit duhet të bënte çdo vit, por që nuk e ka bërë askush prej shumë vitesh. – është shprehur Rama – Nëse do kishin bërë kontroll do kishin kursyer qindra miliona euro nga kursimet e familjeve shqiptare”.

Ndër problemet konkrete që dalin pas raportit, janë ato që kanë të bëjnë me studentët që po ndjekin këto universitete e me ata që kanë një diplomë të marrë në to. Të parët do të do të shpërndahen në universitete të tjera private apo shtetërore, sipas nivelit të rezultateve të deritanishme. Ndërsa studentët që kanë përfunduar në universitetet që do të mbyllen nuk pësojnë asgjë pasi heqja e licencave nuk ka fuqi prapaveprues. Diplomat e marra deri tani do të konsiderohen të vlefshme.

 

Propozimi për heqje licence
Private:

SHLUP “Vitrina”
SHLUJ “Universiteti Kristal”
SHLUJ “Justiniani I”
Akademia e Ndërtimit, Tiranë
SHLP “Universiteti Elite”
IPAL “Shkolla e Lartë “Illyria”
Akademia e Studimeve te Aplikuara, Durrës
SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës”
Akademia Pedagogjike, Tiranë
IALP “Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”
IPAL “Kolegji profesional i sporteve, Fier”
Kolegj profesional “Argent”, Shkodër
IALP “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”
Shkolla e Lartë Private e Edukimit
Kolegjet Profesionale, private “Medicom”
IP “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”
SHPAL “Gjon Buzuku”, Shkodër
SHLUJ “Medikadent”

Publike:

Akademia e Arteve Shkodër
Filiali Kukës UT
Filiali Sarandë UT
Filiali Peshkopi UAMD
Filiali Pogradec UK
Filiali Lushnje UBT
Filiali Gjirokaster UST

Pezullim i pjesshëm apo i plotë i veprimtarisë:

Universiteti “Aldent”
SHLP “Hëna e plotë” (Bedër)
Kolegji Profesional privat “Neë Generation”
SHLP “Logos”
SHLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
Kolegji Profesional “Ivoclar Vivadent &Partners”
ShLAP “Pavarësia” Vlorë
Akademia Profesionale e Biznesit
IPAL “ISSAT”
ShLUJ “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”
SHLUJ “Justicia”
SHLUP “Ëisdom University”
Universiteti privat “Albanian University” (Ish UFO)

Vijim i aktivitetit me kushte e rekomandime për përmirësim të kritereve:

Universiteti “Polis”
Universiteti katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
SHLUJ “Marubi”
Universiteti “Epoka”
IPAL “Shkolla e Lartë “Nehemia”
Universiteti Europian i Tiranës
SHLUJ “Universiteti i Neë Yorkut, Tiranë”
SHLUJ “Luarasi”
Akademia e studimeve të aplikuara “Reald”
“Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”
SHLP “Tirana Business University”
SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”
SHLUJ “Universiteti “Marin Barleti”

La TV albanese Agon Channel sbarca in Italia

Brunetti: Berisha e Berlusconi, aventurierë politikë që i përkasin të shkuarës