in

Si veprohet për të hapur një aktivitet privat?

Dua të vij në Itali për të hapur një aktivitet privat. Si të veproj? Po nëse ndodhesh në Itali për punë të varur është më e lehtë?

Shtetasi i një vendi jo anëtar i BE-së që dëshiron të ushtrojë një aktivitet të pavaruar duhet të ketë një lejeqëndrim të përshtatshëm (p.sh. për arsye familjare, për punë të varur, por jo sezonale) si dhe të plotësojë kriteret e parashikuara nga ligji që kanë lidhje me llojin e biznesit që ai do të hapë. Kur lejeqëndrimi skadon, mund të konvertohet në lejeqëndrim për arsye pune të pavarur.

Nëse shtetasi jokomunitar ka një lejeqëndrim për studim, që të hapë një aktivitet të pavarur duhet të paraqesë kërkesë për Konvertimin e lejeqëndrimit pranë Sportelit Unik të Imigraconit kompetent për territorin. Por kërkesa paraqitet në kuadrin e dekreti të flukseve. Vetëm nëse studenti ka arritur prej pak kohësh moshën madhore ose është diplomuar në Itali (edhe nëse ka të ashtuquajturën diplomë të shkurtër) mund të paraqesë kërkesë për konvertim jashtë kushteve të kuotave të flukseve.

Në të gjitha rastet e tjera veprohet sipas nenit  39 i D.P.R. 349/99 që saktëson procedurën e posaçme që duhet ndjekur. Në rast se i huaji ndodhet në Itali për arsye të tjera (p,sh. turizëm ose biznes) mund ta paraqesë personalisht kërkesën në zyrat përkatëse, përndryshe të gjithë procedurën mund ta ndjekë një person i pajisur me prokurë të posaçme.

Kushtet e nevojshme që shtetasi jokomunitar duhet të plotësojë për të kryer një aktivitet janë:
• të ketë burime të mjaftueshme për ushtrimin e aktivitetit që dëshiron të hapë në Itali;
• të plotësojë kushtet e parashikuara nga ligji italian për ushtrimin e secilit aktivitet (p.sh. regjistrimi në urdhrat profesionalë);
• të ketë një banesë të përshtatshme;
• të ketë të ardhura vjetore, nga burime të ligjshme, që të jenë më të larta se niveli minimal i parashikuar nga ligji për përjashtimin nga pagesa e shërbimeve shëndetësore.

Natyrisht këto kushte nuk vlejnë në rast se shtetasi i huaj ka një lejeqëndrim të përshtatshëm për ushtrimin e një aktiviteti pune të pavarur. Në këtë rast, ashtu si shtetasit italianë, duhet të plotësojë kushtet e nevojshme për të ushtruar aktivitetin (licenca, autorizime, partita IVA etj.).

Pasi verifikohet plotësimi i kushteve të nenit 39 që përmendëm më lart, i huaji ose personi që ka prokurën, duhet t’i kërkojë Kuesturës nulla osta (autorizim) për të hyrë pasi të paraqesë dokumentet që provojnë plotësimin e kushteve. Kuestura, pas verifikimit të mosekzistimit të pengesave për miratimin, si për shembull një dëbim i mëparshëm apo ndonjë sinjalizim Schengen, lëshon autorizimin (nulla osta).

Ky dokument i duhet paraqitur Përfaqësisë Diplomatike dhe Konsullore Italiane në vendin e banimit të shtetasit të huaj së bashku me kërkesën për vizë për arsye pune të pavarur. Viza i jepet pasi Përfaqësia konsullore verifikon nëse ka akoma kuota të disponueshme të dekretit të flukseve për punë të pavarur.

Kur arrin në Itali, i huaji ka 8 ditë kohë për të paraqitur kërkesën për lëshimin e lejes së parë të qëndrimit duke ndjekur procedurën postare me nisjen e kompletit të posaçëm të formularëve.

Mascia Salvatore

Shkrim Migrant, mes letërsisë dhe gazetarisë

Mund të hap aktivitet privat nëse vij për turizëm?