in

“S’ka rezidencë pa certifikatë mjekësore”. Urdhëresa e re e kryetarëve legistë të komunave

Nis në Piemonte kryqëzata e re e Legës kundër imigrantëve. “Vizitë mjekësore të detyrueshme, mund të sjellin sëmundje”

Romë, 13 nëntor 2014 – “Ndalohet banimi, edhe i rastësishëm, për personat pa dokument të rregullt identiteti e pa certifikatë mjekësore të lëshuar nga Njësia lokale shëndetësore që dëshmon gjendjen shëndetësore dhe përshtatshmërinë për të banuar”. Dhe detyrimi që “t’i nënshtrohen vizitave mjekësore brenda 3 ditëve”.

Është kjo urdhëresa kundër imigrantëve (zyrtarisht quhen “masa urgjente për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse”) që duan të nënshkruajnë kryetarët legistë të Komunave të Piemontes.

Një masë “e pashtyshme” sipas kryetarit të Cossato-s, provinca e Biellës, Claudio Corradino, e ka shpikur. “Qeveria – shpjegon ai – ka shfuqizuar veprën penale të imigracionit klandestin, dhe ne në njëfarë mënyre duhet të mbrohemi. Migrantët e parregullt mbërrijnë pas udhëtimesh të gjata, rraskapitëse, në kushte pasigurie dhe mund të bartin sëmundje. Ne duam të sigurohemi që, po të arrijnë këtu, të vizitohen përpara se të vihen në qendrat e pritjes”.

Corradino nuk ka frikë se urdhëresa mund të sfidohet në gjykatë, thotë se vepron “në kuadër të fuqive të shëndetësisë publike”. “Mund të jetë ndërhyrje e diskutueshme, dikush mund ta konsiderojë budallallëk – shton – por si kryetar i komunës unë mund ta ëj e shumë shpejt do ta bëjmë. Kështu e pipkë”.

E sekretari krahinor i Legës, ish guvernator i Piemontes Roberto Cota do që urdhëresa e Corradinos të zbatohet në të gjitha komunat me mazhorancë legiste. “Atje ku jemi në opozitë – ka shtuar – do të paraqesim mocion për të angazhuar kryetarët e komunave të miratojnë urdhëresën: i ftojmë ata, nëse vërtet kanë për zemër shëndetin e bashkëqytetarëve të tyre, të ndjekin shembullin tonë”.

A janë të sigurtë se kryetarët e komunave i kanë këto kompetenca? “Kjo duhet të jetë kompetencë e Shtetit ose e Krahinën – pranon Cota – por duke qenë se as njëri as tjetra nuk po merret me këtë çështje, e bëjmë ne duke u angazhuar me një iniciative kundër problemeve të krijuara ng imigracioni i parregullt dhe i pakontrolluar”. 

Daniel Godelli, Atlasi shqiptar me botën mbi supe

I riu i vitit – Çmimi Anna Cenerini Bova. Kandidaturat deri më 15 dhjetor 2014