in

Social Card edhe për imigrantët. Senati thotë PO

Ligji i Stabilitetit shtrin mbështetjen ekonomike edhe shtetasve jokomunitarë që kanë kartën e qëndrimit. 20 milionë euo për Lampedusën

Lejeqëndrim për një vit për ata që humbasin vendin e punësRomë, 27 nëntor 2013 – Në rrugën plot pengesa të projektligjit të stabilitetit 2014 mbetet në versionin final shtrirja e të drejtës së Kartës Sociale (Social Card) për imigrantët në Itali. Është masë e parashikuar në amendamendin gjithëpërfshirës për të cilin qeveria ka marrë pas mesnate votëbesimin në Senat, me gjithë kalimin në opozitë të grupimit të ri berluskonian, partia e ringjallur Forza Italia.

Paragrafi 138 i amendamendit thotë që Social Card do t’u jepet, përveç italianëve, edhe “qytetarëve komunitarë, ose familjarëve të shtetasve italianë apo komunitarë që nuk kanë rezidencën e një vendi anëtar të BE-së që kanë të drejtën e qëndrimit në Itali, ose shtetasve të huaj jokomunitarë që kanë lejen e qëndrimit BE për qëndrues afatgjatë”.

Social Card është kartë e krediti në të cilën shteti hedh 80 euro çdo dy muaj. Këto para mund të shpenzohen për të blerë ushqime, për të paguar barnat dhe faturat e dritave e të gazit. Kjo ndihmë u jepet të moshuarve mbi 65 vjeç ose fëmijëve nën 3 vjeç, e në këtë rast titullar është një nga prindërit, që kanë të ardhura familjare të ulëta (ISEE-Tregues të situatës ekonomike ekuivalente nën 6.700 euro në vit).

Në tekstin e miratuar në Senat parashikohet edhe një kompensim për problemet shkaktuar Lampedusës për shkak të zbarkimeve të refugjatëve. Në fakt i jepen komunës 20 milionë euro për “ndërhyrje të përmirësimit të rrjetit hidrik, rikualifikimin urban dhe fuqizimin e modernizimin e ndërtesave të shkollave”.

Tani ligji i Stabilitetit 2014 do të kalojë në Dhomën e Deputetëve për miratimin përfundimtar. E, duke qenë se mazhoranca është më e gjerë se në Senat, nuk duhet të ketë të papritura.

EP

“101 vjet kuqezi”. Artiola Toska e Poni per i festeggiamenti a Saronno

RD: Shqipëria drejt RECENSIONIT!